TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Certifikohen 33 pjesëmarrës në programin “Job Placement Counselling” në Universitetin e Prishtinës

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
​Certifikohen 33 pjesëmarrës në programin “Job Placement Counselling” në Universitetin e Prishtinës

Tridhjetetre pjesëmarrës janë certifikuar në Universitetin e Prishtinës në kuadër të programit trajnues “Job Placement Counselling”, i cili është zhvilluar nga 20 prilli deri më 3 korrik të këtij viti.

Programi synon avancimin e procesit të orientimit, këshillimit dhe ndërmjetësimit drejt punësimit, si dhe përmirësimin e qasjes në tregun e punës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha se përfundimi i programit paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi më të qëndrueshëm të orientimit profesional dhe mbështetjes së të rinjve gjatë kalimit nga studimet në punësim.

“Nuk po shënojmë vetëm përfundimin e një programi trajnues, po shënojmë një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të qëndrueshëm të orientimit profesional, këshillimit për karrierë dhe mbështetjes të të rinjve, në kalimin nga studimi drejt punësimit.. Në këtë drejtim këshillimi për karrierë dhe ndërmjetësimi drejt punësimit janë thjesht thelbësore e misionit tonë. Programi ka pasur në qendër zhvillimin e kompetencave, të këshilltarëve të punës, aftësinë për të orientuar individët, kuptuar nevojat e tyre, për të informuar për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, për t’i mbështetur në vendimmarrje e për t’i ndihmuar të ndërtojnë rrugë të çarta drejt tregut të punës”, tha Hajrullahu.

Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, tha se investimi në profesionistët që ndihmojnë qytetarët të gjejnë vende pune është njëkohësisht investim në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Investimi në njerëzit që çdo ditë ndihmojnë qytetarët të gjejnë vend pune dhe të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt, për vetën dhe familjen e tyre, është një investim për zhvillimin ekonomik të Kosovës. 33 zyrtarë të punësimit që keni përfunduar me sukses programin, duke fituar njohuri të reja, metoda të këshillimit, aftësi profesionale, do t’i zbatoni në punën tuaj të përditshme. Punësimi është një nga prioritete kryesore për ministrinë tonë dhe çdo qytetarë që i drejtohet kësaj ministrie, ai nuk e kërkon vetëm një informatë por vjen për një mundësi”, tha Hoti.

Ndërkaq, menaxheri i projektit nga GIZ-i, Mario Eckardt, tha se certifikimi përfaqëson më shumë sesa përfundimin e një trajnimi, duke theksuar rëndësinë e këshilltarëve modernë në tregun e punës.

“Kjo është më shumë se një certifikim i pjesëmarrëseve për një trajnim. Sot në Kosovë, është më e rëndësishme se kurrë më parë, që njerëzve të ndihmohet që të gjejnë vendin e tyre në tregun e punës. Ju, tash si këshilltarë jeni edhe trajner e mentorë dhe i kuptoni të gjitha barrierat, me të cilat njerëzit përballen në përpjekje për ta gjetur vendin e tyre në tregun e punës. Politikat dhe proceset moderne, po ashtu kanë nevojë për këshilltarë modern të tregut të punës dhe më vjen mirë që keni përfunduar këtë trajnim.. Do të jetë një program i vazhdueshëm i cili do të mbet në universitet, si një proces i cili do vazhdoj edhe gjatë viteve të ardhshme”, tha ai.

Programi synon të forcojë lidhjen ndërmjet institucioneve arsimore, shërbimeve të punësimit dhe nevojave të tregut të punës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën