TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Céline Dion e konfirmon, do të rikthehet në skenë pas 4 vitesh

by teve1
6 orë ago
0
A A
Céline Dion e konfirmon, do të rikthehet në skenë pas 4 vitesh

Këngëtarja e famshme kanadeze Céline Dion ka shpallur rikthimin e saj në skenë, katër vite pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë neurologjike që ndikoi në zërin dhe lëvizshmërinë e saj.

Dion do të mbajë një 10 netë koncertes në Paris La Défense Arena (me kapacitet 40 mijë vende) gjatë muajve shtator dhe tetor.

Njoftimi u bë në ditën e 58-vjetorit të saj përmes një postimi në Instagram, ku artistja e quajti rikthimin “dhuratën më të madhe të jetës”.

“Jam gati për këtë, ndihem e fortë, e emocionuar dhe sigurisht pak nervoze,” tha ajo në një mesazh për fansat.

Dion, e njohur për hite si “My Heart Will Go On” dhe “Because You Loved Me”, nuk ka performuar live që nga marsi 2020. Turneu i saj Courage u ndërpre nga pandemia e Covid-19, ndërsa më pas u detyrua të anulonte të gjitha shfaqjet për shkak të diagnozës me Stiff Person Syndrome (SPS).

Duke folur për gjendjen e saj shëndetësore, Dion tha: “Jam shumë mirë, po menaxhoj shëndetin tim, po ndihem mirë. Po këndoj sërish, madje po bëj edhe pak vallëzim.Por duhet t’ju them diçka shumë të rëndësishme: gjatë këtyre viteve, çdo ditë kam ndjerë lutjet dhe mbështetjen tuaj, mirësinë dhe dashurinë tuaj. Jam mirënjohëse për të gjithë ju. Mezi pres orën të takohemi sërish.”

Për rikthimin e saj, koncertet janë planifikuar me intervale të rregullta për të shmangur lodhjen fizike. Biletat do të dalin në shitje më 7 prill, ndërsa kërkesa pritet të jetë shumë e lartë.

Pas lajmit për rikthimin e artistes, të hënën mbrëma Kulla Eiffel u ndriçua me mesazhin “Paris, je suis prête” (Paris, jam gati), ndërsa u transmetuan këngët më të njohura të saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Angelina Jolie “magjeps” në Shangai!

Angelina Jolie “magjeps” në Shangai!

Ekskluzive: Martohet djali i Mihrije Braha dhe Naim Abazi – Tringa zbulon detajet

Ekskluzive: Martohet djali i Mihrije Braha dhe Naim Abazi – Tringa zbulon detajet

Sulmi me armë në shtëpinë e saj, Rihanna rrëfen çdo detaj dramatik

Sulmi me armë në shtëpinë e saj, Rihanna rrëfen çdo detaj dramatik

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën