TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ç’bënë Akademitë tona për Festën e Flamurit?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hoti: Kosova duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe ose ta shfuqizojë atë

Shkruan: Agron Hoti

A thua ua ndalonte kush Akademive të Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës që të organizonin më 28 nëntor  një Tryezë të Rrumbullakët mbi çështjen shqiptare në këtë botë të rirreshtimeve, riorganizimeve e ridinamizimeve?

Po herëve tjera ua ndalonte kush? Nuk është turp të projektosh të ardhme, përkundrazi është nder e krenari dhe për më tepër nevojë kombëtare. Kombet e ndryshme bëjnë të pamundurën për zhvillim e konsolidim të mëtejmë, ndërkohë që ne flemë. Pse quhemi atëherë shqiptarë? Pse kur shkojmë nëpër kombe të ndryshme mbesim gojëhapur ndaj të arriturave të tyre, ndërkohë që sapo kthehemi në shtëpi futemi në agoni.

Nëse edhe Akademitë flenë para nevojave aq të shumta kombëtare, atëherë kush u dashka të projektojë të ardhme? A s’u bënë Akademitë për të dhënë orientime kombëtare për vendet e tyre, nga taksat e të cilave edhe marrin pagë? Nuk ka qëllim më madhor e më fisnik sesa t’i trasosh rrugën kombit tënd, ndërkohë s’ka asgjë më të turpshme sesa të flesh gjersa të tjerët ecin me ritme të papara mu para hundës tënde.

Sa shqiptari i mirëfilltë akademik bredh nëpër botë, pse kurrë akademitë tona bashkë me universitetet s’i kanalizojnë këto kapacitete apo arsenal të pashfrytëzuar kombëtar? Pse duhet që për Festën e Flamurit të flasë veç politika? Pse nuk mblidhen asnjëherë Akademitë, Muzetë Kombëtarë, Teatrot, Universitetet, Kultura e Sporti? Pse nuk ka aktivizim shkencor, kulturor, artistik e sportiv për të dhënë projeksione aq të nevojshme kombëtare? Fundja sa më shumë mobilitet mes nesh aq më shumë shpenzim parash dhe zhvillim ekonomik.

A nuk po jetojmë në shekullin e mundësive, të dijes dhe prosperitetit të paparë global? A s’është misioni i akademive dhe universiteteve për t’i dhënë rrugë kombit? A mos po presin akademitë tona që bujqit apo blegtorët të organizojnë simpoziume shkencore për çështje kombëtare, ndërsa punën e bujqëve e blegtorëve ta kryejnë akademitë? Ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo përgjumje. Pse tërë kjo agoni? Shumë më shumë është bërë punë për çështje kombëtare gjatë komunizmit kur ideologjia dhe pushtimi na rrinin mbi kokë sesa sot? Ky është absurd!

Nuk përulesh e nënçmohesh nëse i shërben kauzës kombëtare. Intelektualët, nëse vërtetë janë të tillë, janë pikërisht për këtë punë, për të projektuar të ardhme, përndryshe cili është kuptimi i të qenit intelektual? Vetëm sa për të marrë një pagë?

Pse gjithmonë të ngelemi duke i lavdëruar të tjerët?! Ç’është kjo ndjenjë inferioriteti?! A s’është fyerje e poshtërim kjo përgjumje jona karshi të rënëve të panumërt për liri, të cilën të gjithë po e gëzojmë sot e që s’e kishim dje?!

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

Masakra në Llashticë, familja Shabani i gëzohen arrestimit të Naskoviq

Masakra në Llashticë, familja Shabani i gëzohen arrestimit të Naskoviq

Çeku prezanton dy investime për zgjidhjen e ujit të pijshëm dhe trajtimin e manganit

Çeku prezanton dy investime për zgjidhjen e ujit të pijshëm dhe trajtimin e manganit

Çeku: Prejardhja diskutohet vetëm për kandidatët e LVV-së, s’do duhej të ishte kriter- konkurojmë me ide

Çeku: Prejardhja diskutohet vetëm për kandidatët e LVV-së, s’do duhej të ishte kriter- konkurojmë me ide

“Këndi i Debatit” 18.09.2025

“Këndi i Debatit” 18.09.2025

Zgjidhen problemet, Agim Ademi takohet me Arbër Zenelin

Zgjidhen problemet, Agim Ademi takohet me Arbër Zenelin

Kurti: Nevojat e fermerëve në Vushtrri janë prioritet i kandidatit tonë

Kurti: Nevojat e fermerëve në Vushtrri janë prioritet i kandidatit tonë

LDK: Ardian Shala, kryetar i ardhshëm i Suharekës

LDK: Ardian Shala, kryetar i ardhshëm i Suharekës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën