TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Cassie Ventura reagon pas verdiktit për Diddy-n

by teve1
9 muaj ago
0
A A
Cassie Ventura reagon pas verdiktit për Diddy-n

Pas shpalljes së vendimit të trupës gjykuese më 2 korrik, ku Sean “Diddy” Combs u shpall i pafajshëm për abuzim dhe trafikim seksual të ish-të dashurës së tij Cassie Ventura, këngëtarja ka reaguar përmes ekipit të saj ligjor.

Avokati i saj, Douglas H.Wigdor, përmes një deklarate dhënë revistës Us Weekly, theksoi:

“E gjithë kjo procedurë penale nisi pikërisht kur klientja jonë, Cassie Ventura, pati guximin të paraqiste padinë civile në nëntor 2023. Edhe pse gjykata nuk e shpalli Combs fajtor për abuzim dhe trafikim seksual ndaj Cassie-s përtej dyshimit të arsyeshëm, ajo hapi rrugën që drejtësia ta shpallte fajtor për akuzat e tjera.”

Wigdor shtoi më tej:

“Duke ndarë përvojën e saj me publikun, Cassie ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, si në industrinë muzikore, ashtu edhe në betejën për drejtësi. Pa asnjë rezervë, ritheksojmë se e besojmë dhe e mbështesim plotësisht klienten tonë, e cila tregoi kurajo të jashtëzakonshme përgjatë gjithë këtij procesi. Ajo dëshmoi një forcë të jashtëzakonshme dhe nxori në pah të vërtetën mbi realitetin e errët të burrave me pushtet dhe abuzimeve që kanë ndodhur për dekada pa asnjë pasojë.”

Në përfundim, ekipi ligjor deklaroi se do të vazhdojnë të luftojnë në emër të të mbijetuarve të abuzimeve dhe trafikimit seksual.

Cassie reagon pas shpalljes së vendimit ndaj P.Diddy-t: “I hapa

Sean “Diddy” Combs u gjykua për pesë akuza të rënda federale, përfshirë: përfshirje në grup kriminal, trafikim qeniesh njerëzore me qëllim prostitucionin, abuzim seksual dhe të tjera vepra të rënda.

Megjithatë, gjykatësit nuk e shpallën fajtor për akuzën e trafikimit me qëllim prostitucionin në rastin e ish-të dashurës së tij Cassie Ventura dhe “Jane Doe”.

Ai u shpall fajtor për dy raste të tjera, ku po ashtu akuzohet se ka trafikuar dy vajza me qëllim prostitucionin, ku në secilin rast parashikohet deri në 10 vite burg. Prokuroria ka kërkuar që dënimet të aplikohen në mënyrë të njëpasnjëshme, që do të thotë se Diddy mund të përballet me deri në 20 vite burgim.

Cassie Ventura, e cila fillimisht ngriti padi civile ndaj Diddy-t në vitin 2023, dëshmoi në gjyq gjatë majit dhe tregoi raste të shumta të abuzimeve fizike dhe seksuale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rita Ora uron Shqipërinë dhe Kosovën para ndeshjeve

Rita Ora uron Shqipërinë dhe Kosovën para ndeshjeve

Hande Erçel reagon pas përfshirjes në hetimin për drogë në Turqi

Hande Erçel reagon pas përfshirjes në hetimin për drogë në Turqi

“Forca Kosova, forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

“Forca Kosova, forca Shqipëria”, Rita Ora mbështet dy ekipet kombëtare për kualifikim në Kupën e Botës

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën