TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

CAS hedh poshtë ankesën e Rumanisë për duelin ndaj Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
5
A A
CAS hedh poshtë ankesën e Rumanisë për duelin ndaj Kosovës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), të enjten ka hedhur poshtë ankesën e Federatës Rumune të Futbollit (RFF) kundër dënimeve të UEFA-s për ndeshjen ndaj Kosovës.

CAS-i ka konstatuar se dënimet e UEFA-s karshi Federatës rumune janë proporcionale me shkeljet që janë bërë.

Paneli i CAS-it vuri në dukje se Federata rumune nuk e kundërshtoi shkeljen e rregullores së UEFA-s, por i kundërshtoi sanksionet disiplinore.

“Paneli vendosi se shkeljet e kryera nga tifozët rumunë ishin serioze dhe se sanksionet ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s dhe jo disproporcionale. Rrjedhimisht, vendimi i kontestuar u la në fuqi nga paneli i CAS-it”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Federata rumune u ankua në CAS, duke vlerësuar se dënimet e UEFA-s ndaj saj ishin shumë të larta. UEFA e regjistroi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të Rumanisë, por Federatën rumune e gjobiti me 128 mijë euro dhe me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues.

Ndeshja Rumani – Kosovë ishte zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht dhe në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0:0, në fushë erdhi deri te një përplasje mes lojtarëve.

Në tribuna u dëgjuan thirrje “Serbia, Serbia” dhe lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha, duke refuzuar të kthehen.

Ndërkohë, sa i përket ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës, CAS-i ka thënë se është ende në shqyrtim.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Prishtina e Re, Liria e Rilindja vazhdojnë me fitore

Prishtina e Re, Liria e Rilindja vazhdojnë me fitore

Bajqinovci: Konjufca e përfaqësoi Kosovën denjësisht në OKB, opozita gjithmonë kundër

Bajqinovci: Konjufca e përfaqësoi Kosovën denjësisht në OKB, opozita gjithmonë kundër

MASh-i nis bashkëbisedimet me prindërit për Strategjinë e Arsimit 2035+

MASh-i nis bashkëbisedimet me prindërit për Strategjinë e Arsimit 2035+

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën