TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Canaj pyet Bislimin: A nuk i zhdukët strukturat ilegale në veri?

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Canaj pyet Bislimin: A nuk i zhdukët strukturat ilegale në veri?

Ish-diplomati, Blerim Canaj, thotë se Qeveria e Kosovës po mashtron në dy aspekte.

Sipas tij, deklaratat e mëparshme të krerëve qeverisës që janë zhdukur strukturat ilegale në veri të vendit qenkan gënjeshtra.

Kjo pasi sipas tij, sot zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se pala serbe në takim kërkoi që “strukturat serbe të financohen” deri në krijimin e Asociacionit.

“A paska struktura ilegale ende në Mitrovicën e Veriut? Këta {Qeveria e Kosovës} kanë thënë se i kemi zhdukë strukturat ilegale. Ky {Bilsimi?} po thotë që pala serbe në takim kërkoi që t’i paguajnë strukturat ilegale. Pyetja e dytë: A po shkon Bislimi me fol për dinarin? Bislimi ka thënë se ne nuk flasim për dinarin në Bruksel. Automatikisht i kemi dy mashtrime të mëdha, dy gënjeshtra. Si qytetar i Kosovës natyrisht që kjo më irriton dhe për rrugëtimin politik, të cilin po e bën vetë Qeveria”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Canaj tha se çështja e dinarit është temë koti, e krijuar vetëm për konsum të brendshëm të politikë bërjes së partisë qeverisëse.

“Tema e dinarit është temë koti, e krijuar artificialisht me të cilin janë paraqitur si triumfues se ‘ja e hoqëm dinarin’. Mirëpo, tema e njëjtë na u bë temë në Bruksel. A ka pasë nevojë të ndodhte kjo? Kjo ndodhi për shkak të vendimeve at-hoc të pamenduara, apo të menduara vetëm për konsum të brendshëm”, shtoi ai.

Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e dinarit as në takimin e sotëm që u realizua në Bruksel. Pas takimit trepalësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedimet, që zgjatën më shumë se shtatë orë, ishin “të vështira”./teve1.info/

Tags: Besnik BislimiBlerim Canajstrukturat ilegale në veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Deri në 90 minuta pritje në pikën kufitare në Jarinjë, raportohet për kolona

Deri në 90 minuta pritje në pikën kufitare në Jarinjë, raportohet për kolona

Rama publikon videon, përsërit ftesën për dialog

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Dy gra alivanosën në qendrën ku po votojnë serbët nga Kosova në Rashkë

Dy gra alivanosën në qendrën ku po votojnë serbët nga Kosova në Rashkë

Lëndimi i 28-vjeçarit në protestë nën hetim, pezullohet një efektiv i “Shqiponjave” në Tiranë

Lëndimi i 28-vjeçarit në protestë nën hetim, pezullohet një efektiv i “Shqiponjave” në Tiranë

Rama publikon videon, përsërit ftesën për dialog

Rama publikon videon, përsërit ftesën për dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën