TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Canaj: Deklarata e Osmanit për Trumpin, lojë për konsum të brendshëm politik

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Canaj: Deklarata e Osmanit për Trumpin, lojë për konsum të brendshëm politik

Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani lidhur me ndalimin e një sulmi të mundshëm ndaj Kosovës, për të cilin ajo tha se ishte parandaluar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas Canajt, presidentja Osmani mund të ketë pasur të drejtë në interpretimin e saj, por mënyra dhe momenti i deklaratës, sipas tij, sugjerojnë se bëhej fjalë për një veprim të motivuar politikisht dhe të orientuar për konsum të brendshëm.

“Deklarimet e Vjosa Osmanit kanë qenë më shumë për konsum të brendshëm politik, pasi ajo dëshiron ta paraqesë veten si personin kyç që ka kontakt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo po tenton të forcojë imazhin e saj si e vetmja përfaqësuese legjitime e Kosovës në raport me SHBA-të,” u shpreh Canaj.

Ai po ashtu përmendi spekulimet për mundësinë që Osmani të formojë një subjekt të ri politik, duke thënë se këto lëvizje mund të shihen si presion ndaj partive ekzistuese, përfshirë LDK-në dhe LVV-në.

“E gjithë kjo i bie që Osmani po bën një lojë politike për interesa të saj personale. Ndërkohë, mesazhi i Richard Grenell bën një ndarje të qartë mes individëve dhe institucioneve shtetërore. Kur flitet për SHBA-në, unë i besoj një zyrtari amerikan më shumë sesa një deklarate politike të Vjosa Osmanit,” tha Canaj.

Kujtojmë se deklarata e Osmanit erdhi pas fjalëve të Trumpit, i cili në një paraqitje publike përmendi se “ndaloi një luftë serioze” mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata e saj u pasua me reagimin e ashpër të emisarit amerikan Richard Grenell, i cili e akuzoi presidenten Osmani për manipulim të deklaratave të Trumpit.

Tags: Blerim Canajditaridonald trumpRichard GrenellTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri përfundon në mbajtje

Zhduket një grua në Ferizaj

Zhduket një grua në Ferizaj, policia në kërkim

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri përfundon në mbajtje

Zhduket një grua në Ferizaj

Zhduket një grua në Ferizaj, policia në kërkim

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Trump kritikon Iranin: Po bën punë të dobët në Ngushticën e Hormuzit

Trump kritikon Iranin: Po bën punë të dobët në Ngushticën e Hormuzit

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Simptomat që tregojnë se trupi juaj ka toksina!

Simptomat që tregojnë se trupi juaj ka toksina!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën