TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani s’e ndalon Kushtetuesen ta trajtojë çështjen

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Cakolli: Tërheqja e kërkesës nga Osmani s’e ndalon Kushtetuesen ta trajtojë çështjen

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese sa i përket pasojave juridike për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, brenda afatit tridhjetëditor, duke thënë se tërheqja e kërkesës nuk e ndalon domosdoshmërisht trajtimin e saj.

Cakolli ka shkruar në Facebook se është legjitime që secili institucion të ketë rezerva ndaj figurave individuale, veçanërisht kur ekzistojnë informacione të përsëritura nga institucionet e sigurisë për cenim të rendit kushtetues.

“Nëse pas tetë vitesh raportimesh të tilla nuk është iniciuar asnjë hetim apo kallëzim penal (gjyqtarët s’kanë imunitet jashtë fushëveprimit të tyre), atëherë është vështirë të arsyetohet se si një element procedural si caktimi i gjyqtarit raportues, mund të shërbejë si arsye për tërheqjen nga një rast me rëndësi thelbësore kushtetuese.E vërteta është që gjyqtari raportues nuk e vendos as fatin e kërkesës, as përmbajtjen e vendimit. Nëse paneli prej tre gjyqtarësh propozon papranueshmëri dhe asnjë gjyqtar tjetër nuk e kundërshton, atëherë rasti mbyllet. Por mjafton që një gjyqtar tjetër të mos pajtohet, dhe rasti kalon për shqyrtim në përbërje të plotë të Gjykatës. Aty vendoset me shumicë votash për secilën pikë – si për pranueshmëri ashtu edhe për substancë. Edhe nëse gjyqtari raportues nuk është në atë shumicë, me vendim të Kryetarit, tekstin final e harton një gjyqtar tjetër. Për më tepër, tërheqja e kërkesës nuk e ndalon domosdoshmërisht trajtimin e saj. Gjykata ka të drejtë ta vazhdojë shqyrtimin kur konstatohet interes publik madhor. E në një situatë ku Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues dhe vendi ndodhet në vakum institucional, s’ka dilema se ky është një ndër rastet më serioze, që kërkon përgjigje të qartë nga autoriteti i vetëm që ka mandat ta japë atë”, ka shkruar ai.

Sipas Cakollit, Gjykata duhet ta trajtojë këtë çështje deri në fund.

“Mbi të gjitha, për shkak të rëndësisë për funksionimin kushtetues të institucioneve. Por, edhe për të mbrojtur integritetin institucional të saj dhe për të mos e minuar besimin e qytetarëve në vendimmarrjen e saj si trupë, për shkak të një gjyqtari. Aq më tepër, kur kërkesat aktuale të partive politike nuk e adresojnë qartë çështjen e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor”, ka shkruar ai.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media tha se ka tërhequr kërkesën për arsye se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban dhe meqë i njëjti, sipas institucioneve të sigurisë, cenon sigurinë kombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Rahovec: Tre të armatosur tentojnë të vjedhin bankomatin, godasin veturën gjatë ikjes

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Deçan

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Plagosja në Pejë, arrestohet i dyshuari

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një person me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Rahovec: Tre të armatosur tentojnë të vjedhin bankomatin, godasin veturën gjatë ikjes

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Deçan

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Plagosja në Pejë, arrestohet i dyshuari

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një person me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Lulet që sjellin ngjyra deri në ngricat e para

Lulet që sjellin ngjyra deri në ngricat e para

Kur na kap ngërçi, a mund të çahet muskuli?

Kur na kap ngërçi, a mund të çahet muskuli?

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën