TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Cakolli-KDI: LVV pritet t’i ketë 53 deputetë, garë e ngushtë mes PDK-së dhe LDK-së për një mandat

by Tëvë1
2 muaj ago
3
A A
​Cakolli-KDI: LVV pritet t’i ketë 53 deputetë, garë e ngushtë mes PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha se sipas trendeve aktuale dhe me numërimin edhe të disa mijëra votave shtesë, Lëvizja Vetëvendosje do të kalojë në 53 mandate.

Ai tha se ajo që mbetet ende e diskutueshme është se kujt do t’i merret ky mandat.

Sipas tij, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet tepër e ngushtë, ndërsa AAK pritet përfundimisht të mbetet në 7 ulëse”.

“Gjasat janë që, në momentin e parë kur numri i mandateve të ndryshojë, LDK-ja të jetë partia që fillimisht e humb mandatin e 19-të. Megjithatë, deri në përfundim të numërimit të të gjitha votave me postë, bazuar në trendin e përgjithshëm dhe përqindjet sipas komunave, pak më shumë gjasa ka që në fund PDK-ja ta humbë mandatin e 22-të”, shkroi Cakolli.

Postimi i tij i plotë:

Kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe disa dhjetëra kuti të votave me postë, tashmë është pothuajse e sigurt që shpërndarja e mandateve mes partive do të ndryshojë.

Sipas trendeve aktuale dhe me numërimin e edhe disa mijëra votave shtesë, Lëvizja Vetëvendosje do të kalojë në 53 mandate. Me shumë gjasë ky do të jetë edhe numri përfundimtar i ulëseve për këtë subjekt politik.

Ajo që mbetet ende e diskutueshme është se kujt do t’i merret ky mandat.

Gjasat janë që, në momentin e parë kur numri i mandateve të ndryshojë, LDK-ja të jetë partia që fillimisht e humb mandatin e 19-të. Megjithatë, deri në përfundim të numërimit të të gjitha votave me postë, bazuar në trendin e përgjithshëm dhe përqindjet sipas komunave, pak më shumë gjasa ka që në fund PDK-ja ta humbë mandatin e 22-të.

Pra, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet tepër e ngushtë. Dallimi në koeficientë mes tyre mund të përkthehet praktikisht në më pak se 100 vota në fund të procesit.

Kjo nënkupton se mandati i fundit do të mund të përcaktohet edhe nga votat me kusht, të cilat zakonisht ndjekin më shumë trendin e votimit brenda Kosovës – dhe kjo potencialisht mund ta favorizojë fare lehtë PDK-në. Në anën tjetër, AAK pritet përfundimisht të mbetet në 7 ulëse.

Me dinamikën e shtuar të punës në QNR, numërimi i votave me postë do të përmbyllet më së largu nesër paraditë, derisa votat me kusht deri nesër në mesnatë. Pastaj, në varësi të përqindjes së vendvotimeve (deri në 10% maksimum) që do të rinumërohen me vendim të KQZ-së, i tërë procesi i numërimit do të duhej të përmbyllej në fund të kësaj jave.

Tags: Eugen CakolliKDITeve1zgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti po merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në e Zubin Potoku

Kurti po merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në e Zubin Potoku

Haxhiu, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, takon gazetarët ukrainas: Kosova do të vazhdojë të qëndroj përkrah Ukrainës

Haxhiu, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, takon gazetarët ukrainas: Kosova do të vazhdojë të qëndroj përkrah Ukrainës

PDK e Aleanca sërish në Kuvend, akuzojnë Kurtin

PDK e Aleanca sërish në Kuvend, akuzojnë Kurtin

Haxhiu: Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë

Oltion Bilalli është “Ylli i javës” në Superligë për xhiron e dytë

Albulena Haxhiu ua dorëzon dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit

Albulena Haxhiu ua dorëzon dekretin e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit

Milot Avdyli kontaktohet nga Kosova, pret të marrë ftesë për ndeshjet e shtatorit

Milot Avdyli kontaktohet nga Kosova, pret të marrë ftesë për ndeshjet e shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën