tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Çaji i mahnitshëm që ndihmon në luftën kundër alergjive të stinës

tëvë1 nga tëvë1
18/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Njerëzit alergjikë kanë nivele të larta antitrupash, të cilat kur ndërveprojnë me polenin apo mykun aktivizojnë disa rruaza të bardha speciale të gjakut. Këto rruaza çlirojnë histaminë që nxit simptomat alergjike.

Prevalenca e alergjive stinore në botë është shumë e lartë. Këto alergji ndodhin në kryesisht në periudha të caktuara të vitit. Simptomat e këtyre alergjive janë: teshtimat, bllokim dhe rrjedhje të hundëve, kruarje të syve, kollë të thatë, lodhje apo astma. Trajtimet kundër alergjive stinore janë farmaceutike por edhe natyrale. Në këto të fundit, përdoren kryesisht, barishte, erëza dhe bimë mjekësore.

Rozmarina

Kjo bimë mjekësore zbut inflamacionin si pasojë e alergjive, sidomos atë që manifestohet me tharje, kruarje dhe lotim të syve. Për më tepër, kjo bimë ka aftësi të shkëlqyera për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Hithrat

Hithra është një barishte e egër e cila ka aftësi të shkëlqyera detoksifikuese. Përdorimi i saj lehtëson eliminimin e toksinave nga organizmi. Ajo pengon histaminën, zbut simptomat e alergjive dhe përmirëson cilësinë e jetës tek alergjikët.

Çaji i rozmarinës, sherbelës dhe hithrës kundër alergjive.

Për përgatitjen e këtij çaji këshillohen sasi të barabarta të tri bimëve, të thata ose të freskëta dhe zierja e tyre në ujë. Pra, një lugë çaji me ekstrakt sherbele, një lugë çaji me ekstrakt hithre dhe një tjetër lugë çaji me rozmarinë zihen në një filxhan e gjysmë çaji me ujë. Lëngu duhet kulluar dhe më pas ëmbëlsuar me mjaltë. Ky çaj duhet pirë çdo ditë, mundësisht mes vakteve për një ndikim më të mirë kundër alergjive.

Broja “protagonist për blutë” në fitoren ndaj Fulhamit

02/10/2023

DASh thotë se nuk i ka verifikuar raportet se Serbia ka tërhequr trupat në afërsi të kufirit me Kosovën

02/10/2023

Kuçi: Jam i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

02/10/2023

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

02/10/2023

Kuçi: Rama nuk do duhej ta bënte publikisht propozimin për tryezë, Kosova nuk e pranon ndjenjën e paternalizmit

02/10/2023

Super Broja, sulmuesi “kuqezi” gjen golin e parë me Chelsea

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.