Profesori universitar, Seb Bytyqi duke folur për mundësinë e koalicioneve qeveritare nuk e ka përjashtuar asnjë nga partitë opozitare që të bashkëqeverisin me Vetëvendosjen, pavarësisht se opozita ka përjashtuar një mundësi të tillë.
Madje ai mendon se mund të ndodhë një koalicion mes LDK-së dhe VV-së, nëse posti i kryeministrit i takon partisë së Lumir Abdixhikut.
Në emisionin “Ditari” ai ka thënë se në raste të ngjashme si kjo pas rezultateve të 9 shkurtit partia fituese shkon në koalicion me paritë më të vogla dhe se Nisma ose AAK-ja.
Por, më i mundshmi sipas tij është një koalicion i VV-së me Nismën.
“Zhvillimet e fundit, deklaratat e fundit na bëjnë që të mendojmë që të gjitha përmutacionet janë të mundshme duke përfshirë edhe atë që nuk është i mundshëm që nuk ka shumë gjasa të ndodhë, pra të ketë një kryeministër nga LDK-ja dhe pozitat tjera t’i marrë LVV-ja nëse plotësohet kushti i LDK-së për këso rastesh ajo çfarë ndodhë zakonisht është që shkohet me partinë më të vogël të mundshme në këtë rast është ose Nisma ose AAK- ja bashkë me Nismën dhe si duket po shkojmë drejt një koalicioni të tillë sepse me tre deputetë Nisma i krijon numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë kemi edhe opsione tjera mund të ketë pra edhe opsioni PDK – Vetëvendosje por gjithashtu edhe opsionin tjetër”, ka thënë Bytyqi.