Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka përshëndetur deklaratën e Escobar, duke shtuar se Kosova është me fat që ka një miqësi të tillë me SHBA-në.
“Gabriel Escobar: “Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Jemi krenarë dhe shumë me fat që Kosova ka miqësi të fuqishme me SHBA-në dhe kjo lidhje kaq e veçantë asnjëherë nuk duhet të dëmtohet. Në rrugëtimin tonē të shtetndërtimit Amerika ishte aty për ne, është ende me ne dhe do të vazhdojë të jetë krah nesh!. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popujt tanë!”, thuhet në postimin e saj.
Kujtojmë se I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për REL, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.
Teksa ka shtuar se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja, përmes KFOR-it./teve1.info.