TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bytyqi: Opozita po sulmon njëra-tjetrën, Osmani mbetet e heshtur për çështjen e presidentit

by Tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Bytyqi: Opozita po sulmon njëra-tjetrën, Osmani mbetet e heshtur për çështjen e presidentit

Analisti politik Ardian Bytyqi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te situata rreth zgjedhjes së presidentit, për të cilën ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete nga partitë politike.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Bytyqi tha se afati po i afrohet fundit, ndërsa skena politike vazhdon të mbetet e paqartë.

Sipas tij, në vend të një zgjidhjeje, partitë opozitare kanë nisur të përplasen mes vete.

“Kanë kaluar rreth 105 apo 106 ditë nga 28 dhjetori dhe ne ende nuk jemi afër një zgjidhjeje, madje nuk dihet se kush do të jetë president i vendit. Sa më shumë që po i afrohemi afatit, partitë opozitare po fillojnë të sulmojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Bytyqi.

Ai përmendi edhe përplasjet e fundit brenda opozitës, duke theksuar se këto zhvillime po e vështirësojnë edhe më shumë arritjen e një marrëveshjeje.

“Kemi parë edhe rastet e fundit të përplasjeve mes liderëve opozitarë, gjë që tregon fragmentimin e tyre në këtë fazë të rëndësishme”, u shpreh ai.

Bytyqi kritikoi edhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilën tha se po qëndron e heshtur në këtë situatë.

“Ajo që më bën më shumë përshtypje është fakti që akteri kryesor në këtë proces, Vjosa Osmani, nuk ka asnjë qëndrim publik. Duket se po vazhdon me qasjen e saj të mëhershme, pa dhënë sinjale të qarta në këtë fazë”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai shtoi se zhvillimet e ardhshme mund të sjellin skenarë të rinj politikë, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

“Në këtë situatë, besoj se pranvera mund të sjellë një skenar tjetër politik, siç kemi parë edhe herë të tjera”, përfundoi Bytyqi.

Tags: Info NataOpozitaPresidentiTeve1VVzgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën