TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bytyçi: Kurti stimulon kriza për të mbajtur primatin e liderit në betejë të vazhdueshme

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Bytyçi: Kurti stimulon kriza për të mbajtur primatin e liderit në betejë të vazhdueshme

Opinionisti politik, Muhamet Bytyçi, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndjek një qasje politike që, sipas tij, prodhon vazhdimisht tension dhe situata krize.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Bytyçi ka theksuar se Kurti synon të ruajë profilin e një udhëheqësi që është vazhdimisht në betejë politike, si në aspektin e jashtëm ashtu edhe brenda partisë së tij.

“Ne nuk mund ta dimë se cili do të jetë rezultati, por ajo që dimë është se Kurti ka një profil politik që tenton të prodhojë vazhdimisht kriza, si në aspektin e jashtëm, pra në qeverisje dhe ushtrim të pushtetit, ashtu edhe në atë të brendshëm, duke e mbajtur partinë e tij në një tension të vazhdueshëm zgjedhor. Kjo sepse ai synon të ruajë imazhin e një udhëheqësi që është gjithmonë në betejë politike, ndërkohë që Kosovës i duhet diçka krejt tjetër”, ka deklaruar Bytyçi.

Ai ka shtuar se Kosovës i nevojitet një qasje tjetër, e fokusuar në stabilitet, fuqizim institucional dhe integrim më të madh ndërkombëtar, sidomos në një kontekst të ri global.

Në vijim, Bytyçi është shprehur se për të ndryshuar situatën politike dhe ekonomike në vend, është i domosdoshëm një ripozicionim i tri blloqeve kryesore politike: LDK-së, PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, arritja e shumicës prej 51 për qind është tashmë e vështirë, megjithëse kjo, siç tha ai, varet edhe nga përgatitja e opozitës dhe zhvillimet politike në javët në vijim.

Bytyçi gjithashtu theksoi se përfshirja aktive në politikë e presidentes Vjosa Osmani mund të ndikojë në riformatimin e skenës politike në vend.

“Nëse dëshirojnë të ndryshojnë situatën politike dhe ekonomike në vend, atëherë nevojitet një ripozicionim i tri blloqeve politike: e djathta e prirë nga LDK-ja, qendra e djathtë nga PDK-ja dhe aleatët e saj tradicionalë, si dhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila konsiderohet e majtë, ndonëse politikat e saj publike deri më tani kanë qenë të përziera dhe shpesh kanë anuar nga e djathta. Përfshirja aktive e presidentes Vjosa Osmani në jetën politike mund të sjellë rezultate interesante që do ta riformësonin skenën politike, sepse 51 për qindëshi i famshëm është tashmë i paarritshëm. Megjithatë, kjo varet edhe nga përgatitja e opozitës dhe nga zhvillimet që priten në 40 deri në 50 ditët e ardhshme”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera

​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera

“Kurti n’burg”, një mërgimtar mban një pankartë në Kuvend, ia heqin nga duart

“Kurti n’burg”, një mërgimtar mban një pankartë në Kuvend, ia heqin nga duart

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Prokuroria kërkon paraburgim për katër të dyshuar pas përleshjes në Ferizaj

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit pas incidentit me armë në Gjakovë

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga nis të premten me ndeshjen në Drenas

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Allegri kërkon partner për Rrahmanin

​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera

​Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë përditë në Kuvend, s’do t’i ndalim edhe veprimet tjera

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Jashari flet për raportin me Modriqin

“Kurti n’burg”, një mërgimtar mban një pankartë në Kuvend, ia heqin nga duart

“Kurti n’burg”, një mërgimtar mban një pankartë në Kuvend, ia heqin nga duart

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Prokuroria kërkon paraburgim për katër të dyshuar pas përleshjes në Ferizaj

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit pas incidentit me armë në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën