TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bvlgari emëron Dua Lipën si ambasadoren e re të markës!

by teve1
3 javë ago
0
A A
Bvlgari emëron Dua Lipën si ambasadoren e re të markës!

Bvlgari ka emëruar Dua Lipën, këngëtaren me origjinë shqiptare, si ambasadoren e re globale të markës.

Lajmi është bërë i ditur nga Laura Burdese, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Bvlgari-t, e cila theksoi se Dua Lipa mishëron një vizion bashkëkohor të fuqizimit dhe lirisë që përputhet thellësisht me vlerat e shtëpisë prestigjioze italiane të luksit.

Burdese, e cila do të marrë zyrtarisht rolin e drejtoreshës ekzekutive më 1 korrik, duke pasuar Jean-Christophe Babin, u shpreh e entuziazmuar për fillimin e “këtij kapitulli të ri emocionues” së bashku me artisten.

Nga ana e saj, këngëtarja dhe kantautorja tha se është shumë e veçantë të punosh me një markë ikonike si Bvlgari dhe se ndihet e lumtur të jetë pjesë e një shtëpie që mishëron vetëbesim, kreativitet dhe feminitet modern.

Ajo shtoi se bizhuteritë e Bvlgari-t gjithmonë i japin pamjes prekjen e fundit perfekte, duke e shndërruar një veshje në një moment të vërtetë.

Ylli i muzikës pop, ka ndarë së fundmi mendime personale mbi sfidat që sjell jeta mes turneve botërore dhe marrëdhënieve në distancë.

30-vjeçarja iu përgjigj një fanseje që kishte emigruar për punë dhe kërkonte këshilla se si të ruante lidhjet me njerëzit e dashur nga larg.

“Jam mësuar me këtë ritëm, sidomos gjatë turneve,” u shpreh ajo, duke pranuar se me kalimin e kohës bëhet më e përballueshme, por kurrë plotësisht e lehtë.

Sipas saj, dhimbja nuk lidhet vetëm me momentet e mëdha që humbet, por edhe me mungesën e përditshmërisë dhe çasteve të vogla që ndërtojnë afërsinë.

Rrjetet sociale janë përfshirë nga spekulimet për një martesë të mundshme mes Dua-a dhe aktorit britanik Callum Turner, pas publikimit të një videoje në TikTok që ka nxitur dyshime për një hap të ri në marrëdhënien e tyre.

Në pamjet që po qarkullojnë online, çifti shihet në një restorant në shoqërinë e një organizatoreje të njohur dasmash, duke bërë që fansat të aludojnë se përgatitjet për një ceremoni mund të kenë nisur në heshtje.

Megjithatë, deri më tani, as Dua dhe as Callum nuk kanë reaguar publikisht për këto zëra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Një muaj paraburgim për Gjestin

Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje

U zhvillua seanca e mbyllur ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gjesti”

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

“Ishin shokë” –  Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

“Ishin shokë” – Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën