TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

by tëvë1
1 orë ago
3
A A
Buzhala: Mes tri projekteve amerikane për energjinë, kemi zgjedhur atë të financuar nga MCC

Viktor Buzha, kandidat për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Viktor Buzhala, lidhur me diskutimet për ardhjen e gazit amerikan, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk e kërkon që Kosova me gazifiku thëngjillin dhe me ndërtua termocentrale të reja, por jo domosdo ardhjen e gazit nga Amerika.

“Raporti i Departamentit Amerikan i Shtetit për energji nuk thotë askund që Kosova duhet me ndërtuar një termocentral të ri me gaz amerikan. Thotë në mënyrë recidive që Kosova duhet me gazifikua qymyrin edhe me ndërtua termocentralin. Edhe ne jemi me ndërtua kapacitete të reja”, ka thënë ai.

Buzha në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se ata kanë zgjedhur projektin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike të financuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

“Amerikanët kanë ardh këtu përmes MCC dhe kanë thënë ‘ne i kemi tri projekte dhe cilin pe doni që ta financojmë’ edhe ne e kemi zgjedhur projektin për bateritë, i cili është zgjidhje adekuate pasi na siguron fleksibilitet me energji elektrike, duke e ditur që në kemi njësi të mëdha gjeneruese të cilat kanë prodhim linear dhe nuk e mundësojnë fleksibilitetin. Kemi zgjedhur bateritë solare, çka thotë Grenelli nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është çka thotë Departamenti Amerikan i Shtetit”, ka thënë ai.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, në një editorial për rrugën drejt sigurisë energjetike dhe  partneritetit afatgjatë me Amerikën, ka shkruar se Kosova, nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji.

Prattipati është shprehur qartë se Kosova do të duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan sepse kjo do të përbënte edhe një lidhje tjetër në partneritetin ekonomik në rritje ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës.

Më 26 korrik 2022, përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), kanë nënshkruar në Uashington Programin e ri Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i kursejë shtetit miliona euro në vit.

Programi Kompakt është në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh dhe përqendrohet në projekte të energjisë.

 

 

Tags: BuzhalEnergjiaMCCTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kalimi i pragut nuk është problem, synojmë dyshim të deputetëve

Krasniqi: Kalimi i pragut nuk është problem, synojmë dyshim të deputetëve

Xani: LDK nuk synon me fitua gjithçka vet, një mendësi e tillë po na dërgon në bllokada

Xani: LDK nuk synon me fitua gjithçka vet, një mendësi e tillë po na dërgon në bllokada

Banorët e Lupçit i gëzohen kanalit të ujitjes

Banorët e Lupçit i gëzohen kanalit të ujitjes

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

BE apelon për bashkëpunim rajonal pas tensioneve mes Serbisë e Malit të Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën