tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Buta: Dy-tre muaj para se të ndodhte vrasja, kemi pasur kërcënime të vazhdueshme nga viktima

teve1 nga teve1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, po dëshmon Betim Jonuzi, i njohur me nofkën “Buta”, i cili njëherësh është vëllai i të akuzuarit Qëndrim Januzi, që po akuzohet se privoi nga jeta G.H..

“Buta” tha se tre muaj para se të ndodhte ngjarja, i kishte ardhë një mesazh nga i ndjeri G.H, i cili tha se i kishte kërcënuar atë dhe të akuzuarin Qëndrimin, që sipas tij krejt kjo vetëm për arsyen që e kishin dërguar në Polici.

“Të njëjtin SMS përnjëherë na e ka dërguar mua dhe Qëndrimit, në rrjetin social Instagram, duke na thënë që ‘nuk e di çka ju kam ba që më keni çu në Polici, por prej sotit më keni shumë borxh’”, tha Buta.

Ai tha se gjatë gjithë kësaj kohe (2-3 muaj para rastit) ka pasur kërcënime të vazhdueshme nga tani i ndjeri. E gjithë kjo, tha se ishte pas SMS që e kishin marrë nga tani i ndjeri.

“Buta” theksoi se kishte edhe kërcënime të tjera nga tani i ndjeri, duke shkuar edhe tek studio muzikore.

“Ka pasur kërcënime të vazhdueshme prej G., në drejtim të Qëndrimit edhe temin…”, tha ndër të tjera ai.

I njëjti theksoi se i kishte ndaluar në rrugë disa shokë që i kishin të përbashkët, duke i kërkuar (atë dhe Qëndrimin).

Babai i viktimës që u vra vitin e kaluar në Ferizaj: Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në gjykimin ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, është dëgjuar babai i viktimës G.H., Vehbi Hyseni, i cili tha se i akuzuari ia ka vrarë të vetmin djalë.

“Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen. Ka qenë djali i vetëm, i kam 5 vajza, tha ai.

Januzi po akuzohet se privoi nga jeta G.H, më 28 maj 2022, me pretendimin se i njëjti ia kishte djegur një veturë vëllait të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Hyseni rrëfeu se si e kishin kuptuar për vrasjen e të birit, ndërsa tha se nuk ishte në dijeni se djali i tij kishte probleme me tani të akuzuarin.

“Kam tentu me hy brenda, Policia nuk me kanë lejuar, aty kam vërejtë nipin tim Ramadan Sahiti që ishte i gjakosur. Djali i vëllaut m’ka marrë m’ka thanë eja shkojmë në shtëpi sepse G., e shohmi ma vonë në Spitalin e Prishtinës se janë tu e dërgu atje dhe ne jemi largu nga aty kemi hy në shpi. Pastaj, pas 10 minutave kanë ardhë mjekët te shtëpia, na kanë dhënë injeksione dhe aty kam kuptuar se është diçka tragjike, dhe brenda pak minutave kuptova se G., ka ndërruar jetë. Nga ai moment ne kemi qenë pothuajse pa vetëdije, sepse nuk kemi qenë në dijeni paraprakisht lidhur me problemet që kanë pasur djali im me Qëndrimin. Kjo për neve ka qenë pa paralajmërim i zënë në befasi, ne jemi njerëz kemi mund të kuptohemi, mirëpo ndodhi në mënyrë tinzare, ma ka humb krejt familjen, ma ka vra të vetmin djalë”, tha Hyseni.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ç’rast me të takuar të ndjerin, ka shtënë gjashtë (6) herë në drejtim të tij me armë zjarri, të tipit “SAUER model 38 H” e kalibrit 7.65mm dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë ashtu siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet shkaku i vdekjes, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë lidhur me ngritje të aktakuzës.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Tags: Betim JonuziGjykata Themelore ne FerizajQëndrim Januzi

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Çmimet e derivateve rriten pas ndalimit të eksportit nga Rusia

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.