TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Burgim për dhunim seksual, Zhivojin Nesiq dënohet me 15 vite

Është dënuar me 15 vite burgim Zhivojin Nesiç për krime lufte, dhunim seksual të një gruaje gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim u mirëprit nga Prokuroria Speciale dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

by Florijeta Dernjani
9 muaj ago
0
A A
Burgim për dhunim seksual, Zhivojin Nesiq dënohet me 15 vite

I mbyllur u zhvillua i gjithë gjykimi.

Në kushte të tilla, Zhivojin Nesiq u përballë me akuzat e Prokurorisë Speciale për krime lufte, për më pak se një vit.

Ai akuzohej për dhunim seksual të një viktime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në ditën kur u bë shpallja e verdiktit të Gjykatës, nuk u paraqit vet i akuzuari.

E atë, Gjykata e shpalli fajtor për krime lufte, duke e dënuar me dënimin maksimal që mundëson ligji i ish Jugosllavisë.

“Të pandehurit i shqipton dënim në kohëzgjatje prej 15 vitesh. Dënim në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, tha Violeta Namani- Hajra, kryetar e Trupit Gjykues.

Në arsyetimin e shkurt të aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues, potencoi se përgjatë gjykimit u vërtueta se Nesiq kishte dhunuar seksualisht një grua shqiptare, përmes dëshmisë së vet viktimës dhe disa dëshmitarëve.

“Dëshmitë e të dëmtuarës gjejnë mbështetje në dëshmitë e dëshmitarëve okularë A.A., H.A., dhe H.H., ku nga këto dëshmi, Gjykata ka vërtetuar se Zhivojin Nesiq me përdorimin e dhunës fizike dhe psiqike dhe veprimeve çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj femrës së nacionalitetit shqiptar”, tha ajo..

Për Prokurorinë Speciale, ky rast u vlerësua si sukses.

“Kjo është një ofrim i drejtësisë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale dhe të cilat e kanë të vetmën shpresë, ku gjegjësisht e realizuan një të drejtë të vetën. Prokuroria Speciale, siç e dini ka zhvilluar të gjitha seancat të këtij gjykimi ka qenë me dyer të mbyllura, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, duke ruajtuar kredibilitetin e viktimave. Për çdo person që ka njohuri, ju bëjmë thirrje ne si prokurori, si dëshmitarë apo si viktima të krimeve të luftës, të paraqiten qoftë në polici apo prokurorim në mënyrë që edhe ne të mund të ngrisim aktakuza”, u tha nga Prokuroria.

Vendimi i shkallës së parë, u mirëprit edhe nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Është një vendim i mirëpritur, edhe nga ne si organizatë, por veçanërisht nga e mbijetuara e dhunës seksuale, të cilës tani sapo ia komunikova lajmin, e cila e priti mjaft me emocion, që është për momentin bashkë me ekipën psikosociale të organizatës sonë, të cilët e kemi mbështetë që nga fillimi. Ky vendim i Gjykatë sot, sigurisht është një satifaksion për viktimën, që të paktën iu shqiptua një dënim prej 15 vitesh, të akuzuarit Zhivojin Nesiç, ku presim që edhe për rastet e tjera të ketë drejtësi”, tha  Fatmire Haliti nga QKRMT.

Palët në këtë rast, kanë të drejtë ankesë brenda 30 ditësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

E shtuna me mot të vranët

E enjtja me mot të vranët dhe intervale me diell

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump thotë se do ta ‘hedh në erë’ fushën e gazit iranian nëse sulmohet sërish Katari

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

E shtuna me mot të vranët

E enjtja me mot të vranët dhe intervale me diell

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën