TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bunjaku: Ftoj Prokurorinë që ta hetojë Autoritetin e Konkurrencës, duhet të shkarkohet bordi

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Bunjaku: Ftoj Prokurorinë që ta hetojë Autoritetin e Konkurrencës, duhet të shkarkohet bordi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, thotë se brenda Autoritetit të Konkurrencës është duke ndodhur skandal me punëtorët të cilët po abuzohen nga kryetarja e Bordit dhe kryetari.

Bunjaku thotë se nuk është spekulim, derisa ka dhënë edhe detaje se çfarë po ndodh brenda Bordit.

“Prej mediave jam e informuar që në Autoritetin e Konkurrencës, Bordin të cilin këta e kanë vendos Kuvendi i Republikës i ka votuar këta njerëz e kur kanë ardhë në fillim në pushtet gjithmonë kanë pasur kritika ndaj Bordit. Bile ka pas rast, kur një kolege e imja në komision i ka thënë një anëtari të Bordit ‘ti shumë i vjetër çka ke lypë me qenë anëtar’. Kjo ka qenë skandal për mendimin tim. Pra, vetëm për shkak të moshës e të tjerët nuk i kanë lënë që të flasin në fillim të mandatit. Ju media hulumtoni se kush ka qenë ai. Nuk është spekulim mbaj përgjegjësi për krejt këtë çka e flas”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Deputetja opozitare thotë se anëtarët e Bordit janë zgjedhur nga partia në pushtet – LVV.

“E kanë zgjedh vetë bordin, të gjithë janë njerëzit e vetë që i ka vendos VV-ja. Atë Bord e ka vendosur në Parlament, sepse arroganca dhe numrat po i kanë. E tashmë, në autoritetin e Konkurrencës është një autoritet që duhet me bë një punë jashtëzakonisht të madhe duke pasur parasysh inflacionin në vend. E tani aty rrihen zyrtarë me grushte me anëtarë të bordit dhe me drejtorin”, tha ajo.

Bunjaku thotë se nën udhëheqjen e kryetares dhe drejtorit, bordi mblidhet për të bërë marrëveshje për korrupsion.

“Neimja – kryetarja e Bordit dhe drejtori Selajdin, këta dy bashkëpunojnë bashkë dhe i abuzojnë punëtorët i terrorizojnë stafin aty inspektorët e të gjithë ata. Tan kohën thirrin oligarkë, i marrin në pyetje, fillojnë hetime ndaj oligarkëve, mandej po të njëjtit që i kanë thirr dhe që i kanë nisur hetimet ndaj tyre u pa në takim kryetarja e Bordit me ata që i kanë hetu. Janë takuar për marrëveshje direkte, për marrëveshje për korrupsion”, deklaroi deputetja.

Ndërkohë, ajo fton Prokurorinë që ta hetojë “keqpërdorimin që po ndodh në Autoritetin e Konkurrencës”.

“Ftoj Prokurorinë me zbarku te Autoriteti i Konkurrencës dhe thjesht me hetu të gjithë ata që po keqpërdorin, ka abuzim me stafin, ka keqpërdorim financiar”, deklaroi ajo./teve1.info/

Tags: Autoriteti i KonkurrencësProkuroriaValentina Bunjaku Rexhepi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

Lista Guxo në Mitrovicë emëron kryetarin e ri, largohet Faton Peci

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

“Barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë”, reagon Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën