TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bunjaku: Bashkëpunimi i VV-së me Listën Serbe është më i thellë se i partive të tjera

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Bunjaku: Bashkëpunimi i VV-së me Listën Serbe është më i thellë se i partive të tjera

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku e ka cilësuar si të papranueshëm bisedën mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiqi.

Sipas deputetës së LDK-së, Vetëvendosje gjatë kohës sa ka qenë në opozitë ka kritikuar partitë në pushtet për “bashkëpunim” me Listën Serbe, teksa me ardhjen e tyre në krye të vendit sipas Bunjakut, bashkëpunimi i partisë së Albin Kurtit me Listën Serbe është më i thellë se i partive të tjera.

“Është e papranueshme kjo qasje me Listën Serbe nga Lëvizja Vetëvendosje, sidomos sepse tërë kohën 15 vite opozitë dhe tanimë qe 3 vite në qeverisje janë etiketuar figura të ndryshme, parti politike që po bashkëpunojnë me serbët dhe në këtë rast bashkëpunimi i tyre është edhe më i thellë se i partive të tjera të cilat kanë pasur koalicion me serbët sepse Kushtetuta ua ka siguruar vendet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe domosdoshmërisht partitë tjera kanë bërë koalicion dhe ato kanë qenë publike, e jo fshehurazi sikurse që ndodhi përgjimi i sotëm. Kjo është e papranueshme për ne, si LDK e dënojmë lartë këtë akt jo njerëzor dhe këtë bisedë me ata njerëz të cilët janë thjeshtë non grata”, tha ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kurse sa i përket mohimit të sotëm të deputetes Kusari –Lila, deputetja e LDK-së, theksoi se me këtë rast duhet të merren organet përgjegjëse Gjyqësia e Prokuroria në mënyrë që sipas saj, të zbardhet rasti në fjalë.

“Nuk po them as që i besoj, as që se besoj janë organet kompetente të cilat duhet të merren me këtë çështje dhe thjeshtë derisa të zbardhet ky rast se cila anë është e vërteta, unë rezervohem sepse nuk e di saktë në qoftë se e ka mohu dhe njëkohësisht ka folur dhe përgjimet ishin se ajo ishte duke folur unë besoj që mban përgjegjësi para qytetarëve se si e thotë një të vërtetë. Po në qoftë se vërtetohet e kundërta nga organet atëherë t’ia lëmë rastin organeve tona që ta bëjnë punën e vet, dhe në këtë rast ka punë Prokuroria Gjyqësia sepse është e papranueshme të merret vesh në mënyrë tinëzare me Listën Serbe. Unë mendoj që organet kompetente ta zbardhin këtë rast deri në fund dhe të njoftohen opinion publik se çka ka ndodhë mes bashkëpunimit të këtyre kriminelëve dhe VV-së”, tha Bunjaku.

Teksa tha se “ jam e bindur se  shefja e grupit të VV-së, nuk e ka bë këtë bisedë pa qenë në koordinim dhe në bashkëpunim me shefin e saj Albin Kurti, kjo është fytyra e vërtetë e zotit Kurti se çfarë qasje ka me serbët “.

Ndryshe, Kusari-Lila  gjatë ditës tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.

Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq dhe Slavko Simiqin.

Në anën tjetër, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, ka thënë së në lidhje më këtë situatë dorëheqja e Qeverisë është më e paktë që mund të bëhet.

“Përgjimet e sotme janë shumë serioze, jo se është publikuar kjo bisedë por sepse aty shpërfaqet një marrëveshje që ka qenë marrëveshje nga dita e parë e kësaj qeverie. E dyta ajo që duhet fillimisht t trajtojmë serioz është se temat që janë diskutuar në këtë takim janë të interesit shtetërore dhe shkeljet janë flagrante si në aspektin e ligjit dhe moralit”, ka deklaruar Tahiri./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Prizren: Ndërron jetë punëtori nga Drenasi pas rrëzimit nga kulmi i një ndërtese

Gaza nën flakë, institucionet e Kosovës në heshtje – analistët kërkojnë reagim njerëzor

Gaza nën flakë, institucionet e Kosovës në heshtje – analistët kërkojnë reagim njerëzor

KEDS nis shkyçjet nga nesër – Odat kundër vendimit të ZRrE-së, paralajmërojnë protesta

KEDS nis shkyçjet nga nesër – Odat kundër vendimit të ZRrE-së, paralajmërojnë protesta

Shoferi injoron shenjat, ngec me kamion në tunelin e Kurrizit – Komuna paralajmëron gjoba

Emisioni “Këndi i Debatit” 30.07.2025

Kim Mehmeti: Qëllimi i VMRO-së është ta godasë BDI-në në zgjedhje

Kim Mehmeti: Qëllimi i VMRO-së është ta godasë BDI-në në zgjedhje

Abdixhiku nga punishtet e Rrugës A dhe Unazës: Projekte që po ndryshojnë Prishtinën

Abdixhiku nga punishtet e Rrugës A dhe Unazës: Projekte që po ndryshojnë Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X