Mërmigtari nga Podujeva, Liridon Azemi, ka humbur jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”.
E kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se me dhimbje të thellë kanë pranuar lajmin për vdekjen e mërgimtarit
“Me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen tragjike të mërgimtarit nga Podujeva, Liridon Azemi. Ky rast i rëndë na preku thellësisht të gjithëve, veçanërisht duke i ditur rrethanat e vdekjes”, ka pohuar ai në postimin e bërë në Facebook.
Ai ka ngushëlluar familjen Azemi.
“Në këto çaste të rënda për familjen dhe miqtë e të ndjerit është vështirë të gjinden fjalë ngushëlluese, por megjithatë secili duhet të gjej forcë për ta tejkaluar këtë dhimbje të madhe. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e shokëve të tij! Lutemi që raste të tilla të mos ndodhin më”, thotë Bulliqi.
Pas më shumë se 24 orë kërkimesh, forcat e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë i cili një ditë më parë kishte rënë në një humnerë në vendin e quajtur “Maja e Thatë”.
Nxirret trupi i 30-vjeçarit kosovar që ra në zonën e Valbonës, shpëtohen tre të tjerë









