TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bulliqi: Kam punuar për qytetarët gjatë gjithë mandatit, jo vetëm në fushatë

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Bulliqi: Kam punuar për qytetarët gjatë gjithë mandatit, jo vetëm në fushatë

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se suksesi i Vetëvendosjes në zgjedhjet nacionale është mbështetur jo vetëm nga figura e kryeministrit Albin Kurti, por edhe nga puna e kryer në nivel lokal nga qeverisjet komunale të kësaj partie.

“Unë mendoj që përveç kryeministrit Kurti, pas të cilit janë shkuar shumë vota, edhe ne në nivelin lokal, siç thotë populli, ia kemi ndriçuar fytyrën me punë e angazhim për këto pesë vite. Të ju them të drejtën, kam qenë pjesë aktive e kësaj fushate. Në këto zgjedhje nacionale është diskutuar më shumë për projektet tona lokale sesa për temat kombëtare. Qytetarët kanë qenë më të interesuar për ato që kemi realizuar dhe ato që priten të realizohen në Podujevë,” tha Bulliqi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai shtoi se angazhimi i tij nuk ka qenë vetëm gjatë kohës së fushatës, por përgjatë gjithë mandatit.

“Unë jam i qetë në gjithë angazhimin tim gjatë kësaj periudhe të qeverisjes në Podujevë. Kam qenë aktiv vazhdimisht, jo vetëm tash në fushatë. Gjatë këtyre pesë viteve kam qëndruar pas projekteve të ndryshme, duke punuar për gjëra të mira për qytetarët e mi,” theksoi ai.

Megjithatë, Bulliqi pranoi se ka projekte që nuk kanë arritur të realizohen plotësisht, përfshirë ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendër të qytetit.

“Ka projekte që nuk i kam realizuar. Për shembull, parkingu nëntokësor – më është dashur ta ndërpresim atë projekt pothuajse në fazën finale të kontratës, për shkak të një problemi pronësor. Brenda sipërfaqes ku parashihej ndërtimi, në sheshin e qytetit, ka dalë se ekziston pronë private,” sqaroi Bulliqi.

Tags: LVVPodujeveShpejtim BulliqiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Mediumi iranian: Shtatë fëmijë të vrarë në sulmin amerikano-izraelit në një zonë banimi

Orav: Kosova e ka detyrim ligjor themelimin e Asociacionit

​Kosova drejt një momentumi të ri me BE-në, Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën