Në “Info Nata” në Tëvë 1, Bulliqi thotë se gjendja e mësimdhënësve nuk është e mirë por që Qeveria u ka dalë në ndihmë sadopak me pakon financiare të prezantuar ditë më parë.
“Nëse e shiqojmë gjendjen e mësimdhënësve sigurisht që të gjithë pajtohemi që nuk është e mirë, por Qeveria tashmë i ka bërë hapat e parë. Ka ofruar një pako financiare prej 150 milionë eurove, pako e cila prek të gjithë sektorët…dhe kjo pako normal që iu ndihmon pak a shumë edhe punëtorëve arsimor”, tha ai.
I pari i Podujevës shtoi se nëse greva vazhdon më tutje, do të shkaktojë shumë çregullime. Bulliqi thotë se Sindikata duhet të dalë me një qëndrim, ta zhbllokojë procesin mësimor duke kthyer mësimdhënësit në shkolla, pasi siç thotë ai, Qeveria veçse ka bërë një hap. /Teve1.info/