TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bullgaria e Arabia Saudite do të bashkëpunojnë në fushat e ekonomisë, energjisë e sigurisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bullgaria e Arabia Saudite do të bashkëpunojnë në fushat e ekonomisë, energjisë e sigurisë

Teodora Genchovska dhe Princi Faisal bin Farhan al-Saud zhvilluan një bisedë private në Sofje, pas së cilës ata shpalosën pikat kryesore të saj për mediat.

Ministrja Genchovska tha se Arabia Saudite është një nga partnerët më të rëndësishëm të Bullgarisë në Lindjen e Mesme dhe se është në interesin e përbashkët zgjerimi i sferave të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Ne dëshirojmë të thellojmë kontaktet tona në fushën e energjisë, përfshirë ato atomike. Bullgaria ka kapacitet për të ofruar shërbime dhe specialistë në fushën e dekomisionimit dhe menaxhimit të mbetjeve radioaktive. Vendi ynë ka tradita dhe programe të mira për trajnimin e specialistëve të energjisë”, tha ajo.

Genchovska theksoi mbrojtjen si një fushë tjetër potenciale të bashkëpunimit dhe sqaroi se Arabia Saudite tashmë është ftuar të marrë pjesë në ekspozitën ushtarake “Hemus 2022” në fillim të qershorit.

Gjatë bisedimeve u diskutua edhe për turizmin, shtoi ministrja e Jashtme e Bullgarisë.

“Kemi shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit për të kapërcyer pasojat e luftës në Ukrainë, lidhur me përpjekjet e Bullgarisë për të arritur diversifikimin e furnizimeve me gaz natyror dhe naftë”, tha Genchovska.

Princi Faisal bin Farhan al-Saud vuri në dukje se Bullgaria ka shumë mundësi në sektorin ushtarak dhe të dy vendet duhet të punojnë për të thelluar bashkëpunimin në këtë fushë. Ai gjithashtu komentoi se e kishte informuar Teodora Genchovskën për nivelin e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Ne po punojmë për një armëpushim në Jemen,” tha ai.Sipas ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, dy vendet mund të bashkëpunojnë mirë edhe në sektorin privat. Pas takimit mes dy ministrave u zhvilluan bisedime plenare mes dy delegacioneve./BTA

Tags: arabia sauditebullgariaekonomiaenergjia e sigurise
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën