TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bujqit gjermanë i bllokojnë rrugët për të protestuar kundër ndaljes së subvencioneve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Bujqit gjermanë i bllokojnë rrugët për të protestuar kundër ndaljes së subvencioneve

Bujqit gjermanë e filluan një javë protestash gjithëkombëtare duke i bllokuar rrugët me traktorë të hënën, për t’i kundërshtuar planet e Qeverisë për ndaljen graduale të subvencioneve bujqësore.

Kolona të traktorëve dhe kamionëve, disa prej të cilët me afishe të vendosura përpara me mbishkrimin: “Pa bujq nuk ka ushqim, e as të ardhme”, u vendosën nëpër rrugët gjermane në temperatura minus zero.

Në Berlin, dhjetëra traktorë të vendosur në rresht pamundësuan hyrjen në rrugën që dërgon drejt portës Brandenburg.

Policia tha se u bllokuan rrugët dhe hyrjet në autostrada në shumë pjesë të Gjermanisë, duke shkaktuar komunikacion në trafik gjatë orës së pikut të mëngjesit.

Bujqit janë zotuar se do ta bllokojnë komunikacionin kryesor dhe rrugët logjistike për një javë, duke thënë se heqja e lehtësimeve tatimore do t’i detyrojë bujqit ta braktisin punën e tyre.

Joachim Rukwied, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Gjermanisë (DBV), i kërkoi qytetarëve mbështetje.

“Ne nuk duam ta humbim përkrahjen dhe solidaritetin që e kemi marrë nga një pjesë e madhe e popullit. Por, ne nuk do ta pranojmë rritjen e planifikuar të tatimit për sektorin e bujqësisë”, tha ai për revistën Stern të hënën.

Kritikat e bujqve e nxitën javën e kaluar koalicionin e kancelarit Olaf Scholz – i cili është për ngut ta finalizojë draftin për buxhetin e vitit 2024 pasi ishte vonuar nga një vendim gjykate – të bëjë ndryshime të papritura, përfshirë ndryshimin e planeve për heqjen e subvencioneve për bujqësinë.

Në vend se t’i japë fund papritmas uljes tatimore për naftën e përdorur në bujqësi, subvencionet do të ulën për 40% këtë vit, për 30% më 2025, dhe do të hiqen plotësisht më 2026, shkruan REL.

Qeveria gjithashtu hoqi dorë nga planet për t’i dhënë fund trajtimit të privilegjuar për tatimet në automjete për bujqësinë dhe pylltarinë.

Por, DBV-ja tha se këto ndryshime nuk mjafton dhe se protestat do të mbahen këtë javë.

Tags: Bujqit gjermanëProtestasubvencione
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur e dy të lënduar pas një aksidenti në Shqipëri

Një i vdekur e dy të lënduar pas një aksidenti në Shqipëri

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

​Rama propozon marrëveshje botërore për “AI”: Inteligjenca artificiale të mos mbetet privilegj i vendeve të pasura

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Gërvalla për funksionalizimin e Gjykatës Administrative: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor

Donika Gërvalla sot mban konferencë për media

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

​Katër të arrestuar për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe në Vërmicë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy burra dhe dy gra në Dragash, dyshohet për përfshirje në rast të dhunimit

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë në Prishtinë

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Vdes një person në Zveçan, dyshohet se pësoi sulm në zemër

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

“Jo në emrin tim”, për të 11-tën natë radhazi qytetarët mblidhen sonte në Prishtinë

Një i vdekur e dy të lënduar pas një aksidenti në Shqipëri

Një i vdekur e dy të lënduar pas një aksidenti në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën