TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bugajski: Koha që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe BE

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Bugajski: Koha që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe BE

“Ajo që po ndodh në Ukrainë e vendos Kremlinin në të njëjtën kategori sikurse disa organizata tjera terroriste si Al Kaida, që janë angazhuar në vende për të vrarë civilë, për të shkatërruar prona siç janë shkollat, spitalet dhe kjo do të jetë edhe më keq sepse Putini është zotuar të kontrollojë Ukrainën apo edhe ta shkatërroj atë”, ka thënë Bugajski në një lidhje direkte në emisionin `Imazhi i ditës` në RTK.

Ai ka thënë se Perëndimi në këtë rast nuk ka bërë aq sa duhet, pasi nuk i ka armatosur sa duhet ukrainasit dhe tashmë po shihen edhe pasojat.

“Gjithsesi, NATO ka ofruar armatim, janë edhe vullnetarë që po kyçen në këtë luftë, pastaj të gjitha këto sanksionet kundrejt Rusisë. NATO i ka kalkuluar këto gjëra, po e kuptoj mos reagimin në fushëbetejë. Pyetja është se a do të jetë edhe më tutje Ukraina apo do të jetë një vend tjetër. Mendoj se duhet të bëhet shumë më tepër për të furnizuar ukrainasit me avionë dhe luftarake të cilat ju nevojiten që të shkatërrojnë sa më shumë arterie ruse, avionët dhe këmbësorinë e tyre. Pra, është dashur të bëhet më shumë, por ndoshta ende nuk është vonë”, tha Bugajski.

Sipas tij janë shumë gjëra duke ndodhur në të njëjtën kohë brenda Rusisë dhe se situata do të bëhet interesante javët e ardhshme. Megjithatë ai nuk pret që angazhimi i tanishëm perëndimor ta ndalë agresionin rus kundër Ukrainës.

“Nuk pres që kjo të ndodhë në afat të shkurtër. Putini ose është i zotuar ta pushtojë ose ta shkatërrojë Ukrainën. Do të ishte mirë që të shkatërrohet sa më shumë që është e mundur ekonomia dhe ushtria ruse, në mënyrë që të detyrohet populli i Rusisë të ngrihen kundër regjimit të Putinit. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë shumë rusë do të vuajnë jashtëzakonisht shumë si pasojë e kthimit të hakmarrjes ndaj ekonomisë ruse”, tha Bugajski.

Ai ka thënë se situata aktuale në Ukrainë dhe rreziku që i kërcënon vendet e tjera është një mundësi e mirë për Kosovën për të depërtuar në organizmat ndërkombëtar, në mënyrë që të jetë vend më i sigurt.

“Është momenti i duhur për anëtarësim të Kosovës në NATO, në Bashkimin Evropian, në Këshillin e Evropës, në cilindo institucion që mund ta forcojë sigurinë e Kosovës. Konsideroj që është koha për të njohur Kosovën. Tashmë Turqia dhe Kroacia e kanë përkrahur anëtarësimin e Kosovës në këto mekanizma. Tani është momenti i duhur për të parë se çfarë po bën Kosova për të rritur anëtarësimin në institucionet euroatlantike”, tha Bugajski.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën