TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BSPK mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, Kurti premton më shumë inspektorë të punës

by Tëvë1
1 muaj ago
2
A A
BSPK mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, Kurti premton më shumë inspektorë të punës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës po mban Kongresin e nëntë zgjedhor, ku delegatët pritet të zgjedhin kryetarin e kësaj organizate sindikale për mandatin e ardhshëm. Kryetari aktual, Atdhe Hykolli, deri tani është pa kundërkandidat në këtë proces.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë përfaqësues të sindikatave, mysafirë vendorë e ndërkombëtarë, ndërsa pjesë e saj ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti tha se shteti po kalon një fazë të rëndësishme të konsolidimit ekonomik dhe institucional, ndërsa theksoi se punëtorët mbeten një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit.

Ai përmendi rritjen e pagës minimale, e cila nga 1 korriku i këtij viti është 500 euro bruto, duke thënë se nga kjo masë përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

“Një prioritet i veçantë i qeverisë sonë mbetet fokusi te institucionet që garantojnë zbatimin e ligjit të punës. Në këtë drejtim, Inspektorati Qendror i Punës është duke u fuqizuar. Vetëm pak javë më parë, në qershor 2026, është hapur konkursi për 39 inspektorë të rinj, prej të cilëve 24 për siguri dhe shëndet në punë dhe 15 për marrëdhënie pune. Ky është një hap i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve të inspektimit dhe për forcimin e zbatimit të legjislacionit të punës në terren”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për skemat aktive të punësimit përmes Agjencisë së Punësimit, përfshirë programin “Superpuna”, duke thënë se synimi është mbështetja e punësimit të të rinjve, grave dhe kategorive që përballen me vështirësi në tregun e punës.

“Këto masa synojnë jo vetëm rritjen e punësimit, por edhe garantimin e punësimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë…. 06:45…Në këtë mënyrë po përpiqemi të ndërtojmë një model bashkëpunimi ku institucionet dhe bizneset shihen si partnerë në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës. Është e vërtetë që sfida ka ende. Por drejtimi është i qartë: fuqizimi i të drejtave të punëtorëve, rritja e standardeve të punës dhe ndërtimi i një ekonomie e cila funksionon për qytetarin. Dialogu social mbetet instrumenti i rëndësishëm për ta arritur këtë qëllim dhe ne jemi të përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me BSPK-në dhe partnerët e tjerë”, u shpreh ai.

Ndërsa synimi kryesor i kryetarit aktual të BSPK-së,Atdhe Hykolli e në të njëjtën kohë edhe kandidat i vetëm për mandatin e ardhshëm është arritja e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive.

“Për neve është shumë e rëndësishme të fillojmë të kemi Këshillin Ekonomiko-Social, edhe të fillojmë dialogun social, edhe ta kemi Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive. Domethënë, kjo është pika më e rëndësishme. Mandej, sigurimi shëndetësor. Ne po flasim shumë, që sa vjet është votuar ky sigurimi shëndetësor po ne ende nuk e kemi të funksionalizuar. Për shembull, njerëzit i shpenzojnë rrogën e tyre. të tyre domethënë për barna e gjëra të tjera dhe ndoshta nuk mbetet fare edhe për… për… për ushqim edhe për gjëra të tjera” ,tha ai.

Sipas tij, mbështetja që ka pasur për punëtorët e sektorit privat, pavarësisht vështirësive ka qenë karakteristika kryesore e mandatit që e la pas, gjë që ka bërë që delegatët e tjerë t’ia besojnë edhe një mandat tjetër.

“Ne kemi bërë shumë punë në atë aspektin domethënë mbështetje të të punësuarve në Kosovë, përkundër vështirësive që i kemi pasë, se s’kemi pasë Këshill Ekonomiko-Social edhe s’kemi pasë Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive. Mirëpo federatat, për shembull, që janë brenda për brenda BSPK-së, domethënë kanë bërë punë, të cilat domethënë kanë ecur bashkë me BSPK-në edhe kemi bërë punë të mira në të mirë të punëtorëve. Edhe pse domethënë… domethënë ne kemi kryer punët tona për çka jemi të thirrur, edhe pse thashë edhe një herë, na ka munguar… na ka munguar Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, e cila ajo është një kushtetutë për punëtorët. Po ta arrijmë Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, për neve është një gjë shumë e mirë, se mbrohen këto lëndimet edhe vdekjet në punë”, tha ai

Ndërkaq, në fund të Kongresit pritet të zgjidhet kryetari i ri i BSPK-së. Hykolli aktualisht nuk ka kundërkandidat për këtë pozitë.

Tags: albin kurtiBSPKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Betohen si deputetë dhe marrin vendime në Qeveri – kontestohet ligjshmëria e veprimeve

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së, thotë se anijet kalojnë në Hormuz vetëm me lejen e Teheranit

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën