Armando Broja do jetë titullar sot për Evertonin në udhëtim te Nottingham Forest. Sulmuesi i Kombëtares provohet kështu nga trajneri Moyes, për herë të parë nga fillimi.
Gjithçka vlen për javën e 32-të të Premier Ligë dhe nis në orën 16:00. Broja ka peshën kryesore të sulmit në ndeshjen kundër Notingem, që aktualisht mban vendin e tretë në kampionat.
Evertoni, që mban vendin e 15-të, nuk rrezikon mbijetesën dhe kështu Broja me skuadrën mund të luajnë pa presion.