TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Broja i lumtur për golin e parë me Burnleyn

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Broja i lumtur për golin e parë me Burnleyn

Armando Broja po jep shenja se po e gjen formën e duhur.

Të shtunën sulmuesi i Shqipërisë luajti prej minutës së 65-të për Burnleyn, duke ia siguruar barazimin 1:1 ndaj Bournemouthit.

Në minutën e 90-të, Broja shënoi me kokë për barazimin 1:1 dhe për pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.

Për 24-vjeçarin ishte goli i parë në 11 paraqitje në Premier League këtë sezon me fanellën e Burnleyt.

Dhe, po ashtu goli i parë pas një kohe shumë të gjatë në nivel klubesh, pasi së fundi në fakt realizoi më 14 tetor në fitoren 4:2 të Shqipërisë në miqësore ndaj Jordanisë.

Me Shqipërinë kishte shënuar edhe më 3 qershor të vitit të kaluar, ndërsa me klub së fundi kishte shënuar sa ishte te Chelsea, më 6 janar 2024.

Në Premier League goli i kaluar i Brojës ishte më 2 tetor 2023.

“Është ndjenjë e shkëlqyer, të jem i sinqertë. Goli nuk do të mund të vinte në moment më të mirë”, ka theksuar Broja.

“Po ndihem shumë mirë dhe goli erdhi në kohë të përkryer për mua dhe për ekipin”.

Burnley është vetëm në pozitën e parafundit në Premier League me 11 pikë dhe për këtë skuadër secila pikë është e rëndësishme.

“Bournemouthi është ekip vërtetë i mirë dhe e kemi ditur se sa ekip i rrezikshëm mund të jetë. Por mendoj se jemi paraqitur gjithnjë e më të mirë gjatë ndeshjes. Ishte betejë gjatë gjithë ndeshjes. Ishim me fat që u larguam me barazim. Ndoshta kemi mundur ta shënojmë edhe golin e fitores, por e pranojmë pikën dhe shikojmë para”, ka shtuar Broja.

Kryesisht për shkak të lëndimeve ai nuk ia doli te Chelsea. Pati periudha huazimi te Vitesse, Southamptoni, Fulhami e Evertoni.

Më 8 gusht firmosi me Burnleyn për pesë vjet. Shpreson që te kjo skuadër ta kthejë karrierën në rrugën e duhur.

Me golin e Brojës, Burnley i dha fund serisë prej shtatë humbjeve.

“Nuk është e lehtë kur je poshtë në tabelë në Premier League dhe të gjithë e dinë këtë. Mund të jetë shumë e vështirë dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e pamëshirshme. Shtatë humbje rresht nuk ishin aspak të lehta për ne. Por kjo mori fund dhe tani duhet të përfitojmë prej kësaj pike dhe të ecim përpara”, thotë Broja.

Burnley të shtunën e ardhshme e pret Evertonin, njërën prej ish-skuadrave të Brojës dhe ndoshta do të jetë rast i mirë që sulmuesi shqiptar të startojë  dhe ta udhëheqë skuadrën drejt fitores së parë pas një kohe të gjatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

​“Kupa e Pavarësisë” mbledh 60 sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

Dy orë pa energji elektrike në Klinikën e Neurologjisë, zëdhënësja e QKUK-së jep detaje

Dy orë pa energji elektrike në Klinikën e Neurologjisë, zëdhënësja e QKUK-së jep detaje

Hoxha: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

Hoxha: Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë mbi 200 mijë pjesëmarrës

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, shkak dyshohet një konflikt i nisur në klubin e natës

Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, shkak dyshohet një konflikt i nisur në klubin e natës

​Overdraftet në rritje, bizneset dhe qytetarët tërheqin mbi 650 milionë euro

​Overdraftet në rritje, bizneset dhe qytetarët tërheqin mbi 650 milionë euro

Takimi i Kurtit dhe Plenkoviqit, temë diskutimi statusi i pakicës kroate në Janjevë

Takimi i Kurtit dhe Plenkoviqit, temë diskutimi statusi i pakicës kroate në Janjevë

Dogana konfiskon 25% të mjeteve monetare të padeklaruara në Merdarë

Dogana konfiskon 25% të mjeteve monetare të padeklaruara në Merdarë

Fundi i sistemeve “Start‑Stop” në vetura moderne

Fundi i sistemeve “Start‑Stop” në vetura moderne

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën