Sulmuesi Armando Broja ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e parë me skuadrën e Burnleyt.
Broja më 8 gusht u transferua te Burnley nga Chelsea për 23 milionë euro por nuk ka luajtur deri më tani pasi nuk ka qenë në formën më të mirë.
Të hënën është raportuar se sulmuesi shqiptar mund të debutojë me Burnleyn të martën.
Burnley në kuadër të raundit të dytë të EFL Cup do të përballet me Derby Countyn, që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Mësohet se Broja mund të fitojë disa minuta ndaj Derby Countyt pasi i mungoi Burnleyt në dy ndeshjet e para të sezonit të ri në Premier League.
Burnley në ndeshjen hapëse u mposht 3:0 nga Tottenham Hotspuri kurse në xhiron e dytë fitoi ndaj Sunderlandit me rezultatin 2:0.
23-vjeçari Broja me Burnleyn ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare kurse sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Evertoni.