TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Britmat e djalit i kam akoma në kokën time” – Pepaj përballet me serbët e akuzuar për krime lufte

Të akuzuarit për krime lufte në burgun e Dubravës, Miomir Pantiq dhe Zharko Zariq, janë përballur sot me dëshminë e Nexhmedin Pepaj. Pepaj tregoi se Pantiqin dhe Zariqin i njeh që nga fëmijëria, dhe se ata janë fajtor për krimet për të cilat akuzohen.

by Florijeta Dernjani
8 muaj ago
1 0
A A

Nuk është hera e parë që vjen në gjykatore. Nexhmedin Pepaj, kësaj radhe gjatë dëshmisë së tij u përball me njërin prej të akuzuarve.

Në seancën për krime lufte në Dubravë, ku të akuzuar janë Zharko Zariq dhe Momir Pantiq, ky i fundit pati pyetje për dëshmitarin.

Ai e vuri në dyshim identifikimin që ia bëri Pepaj.

“O zotëri, ty t’kom njoftë.  Edhe ti je ai që je përgjegjës për gjithë ato që na u kanë bo. Ti me gjithë atë të akuzuarin afër që e ke. Edhe me shumë tjerë. Edhe me vëllanë e Zharko Zariqit. I cili u thojke motrave e nanave tona kur na tërhiqnin zvarrë, ju rrini me mue. Kjo ishte më e rënda”, ka thënë Pepaj.

Ai shpjegoi se Pantiqin e kishte njohur qysh në fëmijëri pasi kishte familjarë që jetonin afër tij.

Gjatë kohës së luftës, dëshmtari tha se e ka parë atë duke udhëhequr policët serbë për të kryer krime.

“Në vitet 97 98 99, po ky komandant ka sjellë në fshatin tonë diku 30 zyrtarë policorë të stacionit të Istogut. Aty kanë fillu maltretimet” , shtoj Pepaj.

Një prej krimeve që i ndodhi familjes së tij, dëshmitari e tregoi para trupit gjykues.

“Dolën prej veture të dytë, e kanë rrahë aq shumë sa e sollën në prag të vdekjes. Dhe ju lutem, prokurori e gjykatë, nëse ka mundësi, ta pytni këtu para meje se as sot nuk e di, çka ju bani vëllau jem që e prunën në atë gjendje”, ka thënë tutje Pepaj.

Ai e tregoi edhe një fragment nga momenti kur e kishin nxjerrë nga shtëpia e tij policët serbë.

“Ai është djali jem. Britmat e tij ende i kam në kokën time kur e ka pa prindin tu e nxjerrë zvarrë prej shpije. Katër vjet i ka pas, e man mend edhe sot”, ka përfunduar Pepaj.

Përkundër dëshmisë së Pepaj, avokati i Pantiq, kërkoi të dinte nëse dëshmitari kishte njohuri për ndihmesën që Pantiq, supozohet t’ua ketë dhënë shqiptarëve për të shpëtuar.

“A jeni në dijeni se i ka ndihmu e i ka shpëtu popullatës civile?”, ka thënë Deleviq.

“Pse s’ma shpëtoi vëlluan, që ma vranë? Ma vranë para syve të babës? Jo që e vranë, por e prenë në fyt, si kafshë”, shtoj Pepaj.

Gjykimi ndaj Pantiq dhe Zariq, do të vazhdojë në muajin gusht.

Dyshja akuzohet se janë përgjegjës për vrasjen e tre shqiptarëve të burgosur në Dubravë, dhe për dhunën sistematike ndaj të burgosurve të tjerë në maj të vitit 1999.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident me fatalitet në Prizren, vetura përplas për vdekje 34-vjeçarin

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Mehmeti: Pendarovski erdhi në Prishtinë për mbështetje, por nuk u përfill

Furnizimi me ujë ndërpritet në disa fshatra dhe lagje të Fushë-Kosovës

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Liverpooli vazhdon në Ligën e Kampionëve, eliminon Galatasarayn

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

Bayerni eliminon Atalantan, përballet me Realin në çerekfinale

“Info Nata”- 18.03.2026

“Info Nata”- 18.03.2026

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Atletico humb, avancon tutje në Champions

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Skandali i Batatinës, ia përmend fatkeqësinë në familje gjyqtarit Fatlum Berisha

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën