TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Britania paralajmëron njohjen e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën – politikanët skocezë: Njohja duhet të jetë e pakushtëzuar

by teve1
1 vit ago
1
A A
Masakra në Gaza vazhdon: 81 të vrarë sot, mbi 60,000 që nga fillimi i luftës

Kryeministri britanik Keir Starmer i ka thënë kabinetit të tij se Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin e Palestinës deri në shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr “hapa thelbësorë” për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe nuk angazhohet për një proces paqeje të qëndrueshëm.

Sipas një deklarate qeveritare të lëshuar pas një takimi urgjent të kabinetit të martën, Starmer tha se masa mund të paraqitet para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, nëse Izraeli nuk pranon një armëpushim, nuk ndalon planet për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe nuk mbështet një rrugë politike drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Ndaj kësaj kanë reaguar, Partia Kombëtare Skoceze (SNP) dhe të Gjelbrit Skocezë të cilët kanë bërë thirrje për njohje të pakthyeshme dhe të pakushtëzuar të shtetësisë palestineze, e cila duhet të mbështetet edhe nga sanksione kundër Izraelit nëse dhuna vazhdon, ka shkruar Anadolu.

Partitë politike skoceze kanë paralajmëruar se njohja e Palestinës duhet të jetë “e pakthyeshme” dhe pa “leva” në përgjigje të njoftimit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer të martën se Britania do të mbështesë shtetësinë palestineze në shtator nëse Izraeli nuk përmbush kushte të caktuara.

Javën e kaluar, Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se Franca do ta njihte zyrtarisht shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Deri më tani, 149 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së e kanë njohur Palestinën – një numër që është rritur vazhdimisht që kur Izraeli filloi luftën e tij në Gaza në tetor 2023.

Njoftimi i Starmer erdhi mes presionit në rritje mbi qeverinë britanike, pasi më shumë se 250 ligjvënës nënshkruan një letër që kërkonte që qeveria të njihte shtetësinë palestineze./teve1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër të vdekur dhe 35 raste të virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

Katër të vdekur dhe 35 raste të virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

80 ditë protestë në Tiranë

80 ditë protestë në Tiranë

Gaza nën sulme edhe në Bajram: të paktën 10 të vrarë, përfshirë fëmijë

Fëmijë në mesin e gjashtë personave të vrarë nga sulmi izraelit pranë portit të Gazës

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Deputetët e PDK-së për të pestën ditë para Qeverisë, iu bashkohen edhe prodhuesit vendorë

Deputetët e PDK-së për të pestën ditë para Qeverisë, iu bashkohen edhe prodhuesit vendorë

Mot me diell dhe temperatura kryesisht të larta

​Moti sot, ditë me diell e temperaturat deri 30 gradë

Katër të vdekur dhe 35 raste të virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

Katër të vdekur dhe 35 raste të virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

Krasniqi: Diskutimet rreth kritereve për presidentin sikurse të ofrohet vend pune

Krasniqi: Diskutimet rreth kritereve për presidentin sikurse të ofrohet vend pune

Marrëveshja për presidentin, Drenori: Enigma mbetet vota e unifikuar e LDK-së, javë vendimtare

Marrëveshja për presidentin, Drenori: Enigma mbetet vota e unifikuar e LDK-së, javë vendimtare

Maloku: Abdixhiku po i jep alibi Kurtit, kjo është një lloj dyfytyrësie – të marrë përgjegjësi

Maloku: Abdixhiku po i jep alibi Kurtit, kjo është një lloj dyfytyrësie – të marrë përgjegjësi

Emisioni “Info Nata” 18.08.2026

Emisioni “Info Nata” 18.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën