Mbretëria e Bashkuar ka mbledhur ministrat e jashtëm nga 40 vende për të diskutuar mundësitë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore detare që ka qenë nën një bllokadë de facto nga Irani në përgjigje të luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se samiti virtual i së enjtes, i kryesuar nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Yvette Cooper, “do të vlerësojë të gjitha masat e zbatueshme diplomatike dhe politike” për të rivendosur rrugën ujore, transmeton Al Jazeera.
Sulmet hakmarrëse të Iranit ndaj anijeve tregtare dhe kërcënimi për të tjera, kanë ndaluar pothuajse të gjithë trafikun në ngushticën që lidh Gjirin me pjesën tjetër të oqeaneve të globit, duke mbyllur një rrugë kritike për rrjedhën botërore të naftës dhe duke rritur çmimet e naftës.
SHBA-të nuk janë midis vendeve që marrin pjesë në takim, i cili vjen pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se sigurimi i rrugës ujore nuk është punë e vendit të tij.




