TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bresalci i Gjilanit në terr, banorët ankohen për ndërprerje, tension të ulët e mungesë orari

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike po vazhdojnë të krijojnë vështirësi për banorët e fshatit Bresalc të Gjilanit. Ata thonë se përballen me mungesë të rrymës pa orar dhe me tension të ulët, duke u detyruar të ndërpresin punët e përditshme dhe të përdorin alternativa si gjeneratorët.

by Arlind Beqiraj
3 javë ago
2 0
A A

Ndërprerja e energjisë elektrike në Bresalc të Gjilanit është e shpeshtë.

E të tilla janë edhe njoftimet. Vetëm gjatë muajit korrik, mbi 5 herë është paralajmëruar për punime në rrjet nga KEDS, rrjedhimisht, rryma është ndalur në oraret 10.00 deri ne 15.00. Por sipas banorëve të këtij fshati, punimet nuk duken askund, e ajo çfarë vërehet është mungesa e energjisë elektrike.

Banorit të këtij fshati, Bajram Abazi, punimet në shtëpi i kanë mbetur në gjysmë, pasi për ta përfunduar punën i duhet energjia elektrike.

Ai thotë se për shkak të këtij problemi nuk po mundet t’i thërrasë as punëtorët.

“Për rrymën elektrike asnjëherë nuk je i sigurt. Me dashtë me ndërtu diçka, me punu diçka, e merr punëtorin, ti as nuk je që e paguan tërë ditën. Dy-tre orë punon. Kaniherë lajmërojnë, për shembull prej orës 10 deri në 16, por bon vaki vjen rryma në ora 22:00”, tha Bajram Abazi.

E banori tjetër, Nasuf Muji, thotë se ndalja e rrymës bëhet edhe pa paralajmërim, përveç rasteve të shpeshta të ndaljes me paralajmërim gjatë tërë vitit, e sidomos muajin e fundit.

“Tensioni është i ulët në përgjithësi. Rryma ndalet pa orar, nuk kemi orar. Kaniherë lajmërojnë, arsyet nuk i dimë”, theksoi Muji.

E kryetari i fshatit, Haxhi Kurti, thotë se në këtë situatë janë prej një kohe të gjatë dhe se po e kanë shumë të vështirë edhe për ujë të pijshëm.

“Na për ujë të pijshëm kemi vështirësi. Sa herë që ndalet rryma, nuk kemi as ujë me pi, krejt e kemi me shpumje ujin. 26 vjet pas luftës, na nuk kemi ujësjellës hala”, sqaroi Kurti.

Haxhiu thotë se gjeneratori është zgjidhja e vetme për disa punë.

“Në fshat diçka me punu nuk je në gjendje për shkak të rrymës. Ose duhesh me llogarit me agregat ose diçka tjetër, se rrymën kurrë nuk e ki të sigurt”, vlerësoi ai.

Kësisoj, televizioni ka provuar të marrë përgjigje nga KEDS, por deri në transmetimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

“Injorancë totale”, deputeti i VV-së reagon ndaj Haradinajt pasi bëri propozimin për Thaçin president

“Injorancë totale”, deputeti i VV-së reagon ndaj Haradinajt pasi bëri propozimin për Thaçin president

PDK – Aleanca thërrasin për zhbllokim, Haradinaj propozon Thaçin për president

PDK – Aleanca thërrasin për zhbllokim, Haradinaj propozon Thaçin për president

51 ditë nga zhdukja e Xhafer Raçit, ende asnjë gjurmë – familjarët kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët

51 ditë nga zhdukja e Xhafer Raçit, ende asnjë gjurmë – familjarët kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët

Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

Delegacioni i KQZ-së në vizitë zyrtare në SHBA

Vedat Muriqi shënon golin e parë me Fenerbaçen

Vedat Muriqi shënon golin e parë me Fenerbaçen

“Injorancë totale”, deputeti i VV-së reagon ndaj Haradinajt pasi bëri propozimin për Thaçin president

“Injorancë totale”, deputeti i VV-së reagon ndaj Haradinajt pasi bëri propozimin për Thaçin president

PDK – Aleanca thërrasin për zhbllokim, Haradinaj propozon Thaçin për president

PDK – Aleanca thërrasin për zhbllokim, Haradinaj propozon Thaçin për president

51 ditë nga zhdukja e Xhafer Raçit, ende asnjë gjurmë – familjarët kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët

51 ditë nga zhdukja e Xhafer Raçit, ende asnjë gjurmë – familjarët kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët

Nis “ora e pritjes” – djali Rexhep Selimit dhe ai i Jakup Krasniqit shtypin butonin

Nis “ora e pritjes” – djali Rexhep Selimit dhe ai i Jakup Krasniqit shtypin butonin

Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i ShBA-së

Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i ShBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën