TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Brenda 14 vitesh, bie numri i nxënësve për 35%, këta janë faktorët

Numri i nxënësve në shkollat e Kosovës ka rënë për 35%, brenda 14 vitesh. Vetëm në shkollën fillore “Ali Kelmendi” rreth 200 nxënës janë më pak që nga viti 2000. Në këto shifra vlerësohet se ka ndikuar rënia e natalitetit e largimet nga vendi.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Brenda 14 vitesh, bie numri i nxënësve për 35%, këta janë faktorët

Në shkollën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, në fillim të viteve 2000 vijonin mësimin mbi 500 nxënës.

Por pas 24 vitesh, ky numër në këtë shkollë të fshatit Barilevë të Prishtinës pothuajse është përgjysmuar.

Drejtoresha e shkollës, Bedrie Shala thotë se viteve të fundit, në uljen e numrit ka ndikuar edhe largimi i nxënësve nga Kosova.

“Unë jam drejtor që tri vite, e gjatë kësaj periudhe kemi katër raste veç që kanë migruar, por duke parë atë që nga viti 2001 jam mësimdhënëse në këtë shkollë, ku numri i nxënëseve ka qenë 550 nxënëseve tash jemi 298 nxënës”, ka thënë Shala.

Nga Qendra për Arsimim e Kosovës bënë të ditur për televizionin se numri i nxënësve në 14 vitet e fundit ka rënë për 35%.

“Ndikon më së shumti, rënia e natalitetit në Kosovë e cila është e pranishme sidomos në periudhën e pas luftës, pastaj edhe shpërnguljet jashtë vendit, ndërkaq sa është kjo, të dhënat janë që nga viti 2010 diku rreth 1/3 e nxënësve mbi 35% në total në Kosovë ka rënë numri i nxënësve”, ka thënë Dukagjin Pupovci.

E një numër më i ulët i nxënësve është vërejtur edhe te maturantët, të cilët i janë nënshtruar këtë vit testit të maturës.

Në media qarkulluan statistika se krahasuar me vitin 2014, për 59% ishte numër më i ulët i nxënësve që ishin nënshtruar këtij provimi.

Por rreth këtyre shifrave ka dhënë një sqarim Ministria e Arsimit.

“Sa i përket krahasimit ndërmjet numrit të nxënësve që kanë hyrë në test në vitin 2014, MAShTI njofton se, përveç maturantëve të klasave të 12-ta, Testit të Maturës në vitin 2014, i janë nënshtruar edhe maturantët e klasave të 13-ta, pasi viti shkollor 2013/2014 ka qenë viti i fundit që në sistemin arsimor të Kosovës ka ekzistuar edhe klasa e 13-të”,thuhet në nga MASHTI.
Se pse ky numër është i më i ulët krahas viteve tjera tregon eksperti i arsimit, Ismet Potera.

“Këtu kemi shumë faktorë, e kemi faktorin si në natalitet ka rënie te natalitetit, pastaj,qoftë brenda apo jashtë vendit ndoshta edhe një humbje për nënshtruar testit të maturës, apo edhe një humbje e interesimit për me vazhdu shkollën e mesme, pasi qysh në shkollë të mesme atij po hynë mendja për me dal jashtë”, thotë Potera.

Që nga viti 2016, me ndryshimin e Ligjit për provimin e maturës, nxënësit mund të pajisjen me diplomë pa iu nënshtruar testit të maturës.

Tags: renia e numrit te nxenesve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Dugolli për Gjykatën Speciale: Krijimi i saj është gabimi më i madh, UÇK-ja ka luftuar për drejtësi

Dugolli për Gjykatën Speciale: Krijimi i saj është gabimi më i madh, UÇK-ja ka luftuar për drejtësi

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

14 persona të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Bastisje në Podujevë, arrestohen dy persona për mashtrim dhe posedim armësh

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Deputeti kanadez uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

​Rubio: SHBA-ja dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës, Kurti i pranishëm gjatë fjalimit në Mynih

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Dugolli për Gjykatën Speciale: Krijimi i saj është gabimi më i madh, UÇK-ja ka luftuar për drejtësi

Dugolli për Gjykatën Speciale: Krijimi i saj është gabimi më i madh, UÇK-ja ka luftuar për drejtësi

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

14 persona të arrestuar në Gjilan për falsifikim të rezultateve zgjedhore

​“Nature”: Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

​“Nature”: Truri i burrave plaket më shpejt se ai i grave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Bastisje në Podujevë, arrestohen dy persona për mashtrim dhe posedim armësh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën