TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bregu: Nis ulja e tarifave të roaming BE-Ballkani Perëndimor

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bregu: Nis ulja e tarifave të roaming BE-Ballkani Perëndimor

Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Evropian, si edhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmërinë.

Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe BP-së dukshëm më ekonomik. Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra)

“E kisha premtuar në fjalimet e mia, një vit më parë se çmimet e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të binin bashkë me gjethet e vjeshtës. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, sot s’do të kenë më asnjë arsye, ndaj sot jam e kënaqur që fjalët e mia do të tingëllojnë qetësuese dhe bindëse, për të gjithë. Ky zhvillim historik tashmë po riformëson peizazhin e të dhënave celulare për qytetarët dhe udhëtarët. Suksesi i Deklaratës për Roaming BE-Ballkani Perëndimor është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit rajonal, për ta transformuar, për ta bërë më të lehtë e më të mirë komunikimin mes vendeve, duke përballuar jo pak herë edhe sfida shumë komplekse. Ky moment historik vjen mes tensioneve politike, betejave ekonomike dhe spektrit në rritje të ndryshimeve klimatike në rajon, fakte këto që e përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik. Ndërsa festojmë këtë arritje, duhet të njohim e të vlerësojmë përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht operatorët e telekomunikacionit. Presim një të ardhme ku mund të jemi më të ndërlidhur, më të aksesueshëm me botën digjitale dhe të mund ta bëjmë këtë me çmime të përballueshme nga të gjithë.”- tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Një nga operatorët kosovarë të telekomunikacionit uli çmimin prej 1 GB në paketat roaming të BE-së deri në 73%, dhe çmimet e zakonshme në modalitetin “pay as you go” madje për 99.3%. Është ndër një nga tre operatorët në rajon që ulin çmimet e rregullta. Pra, tani çmimet e paketave roaming në vend të 12 deri në 30 euro për një GB, variojnë nga 5 deri në 8 euro, ndërsa çmimet “pay as you go” u ulën me 147 herë, nga 2.500 euro për 1 GB në 17 euro për GB.

Modaliteti “pay as you go”, do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë, veçanërisht për udhëtime të shkurtra, ku nevojiten dukshëm më pak se 1 GB, kështu që kostoja e komunikimit gjatë udhëtimit në BE mund të jetë gjithashtu shumë më pak se çdo paketë, sikur të ishit në shtëpi. Ne ju këshillojmë të kontrolloni çmimet dhe opsionet e reja me operatorin tuaj të telekomit dhe të kujtojmë se çmimet e roaming brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor që nga korriku 2021, kur hyri në fuqi “Roam like home”, janë ulur si të ishit në vendin tuaj, që është gjithashtu një nga arritjet e mëdha të bashkëpunimit rajonal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Qeveria ndryshon vendimin e datës 20 prill për anëtaret e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiq nën hijen e fantazmës së rrethimit

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

​Mbërrin ChatGpt i ri, është më autonom për punë dhe detyra komplekse

​Mbërrin ChatGpt i ri, është më autonom për punë dhe detyra komplekse

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Haradinaj përkujton daljen e parë publike të UÇK-së, vlerëson rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj përkujton daljen e parë publike të UÇK-së, vlerëson rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën