TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Braktisen 10 fëmijë për një vit në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Braktisen 10 fëmijë për një vit në Kosovë

Fëmijët e braktisur aktualisht janë në sistem të mbrojtjes institucionale përmes formave të mbrojtjes juridike, familjare e sociale.

Ndërkohë, sipas këtij raporti, janë 132 kërkesa aktive për adoptim vendor dhe 6 kërkesa për adoptim ndërkombëtar. Shqetësues mbetet fakti që fëmijët me aftësi të kufizuara, refuzohen nga familjet potenciale adoptuese.

Magbule Koci, zyrtare e lartë për mbrojtjen e fëmijëve të braktisur në Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjes në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se fëmijët e braktisur, aktualisht janë në sistem të mbrojtjes institucionale përmes formave të mbrojtjes juridike, familjare e sociale.

Ajo ka bërë të ditur se 25 fëmijë janë të braktisur, 22 janë në strehim familjar, një fëmijë në SOS Fshatin e Fëmijëve, që është në procedurë për adoptim ndërkombëtar, një është në Shtëpinë e
Fëmijës në Shtime dhe një është në Qendrën Klinike Universitare.

Koci, ka theksuar se nga 25 fëmijët e braktisur 10 janë me aftësi të kufizuara, prej tyre 8 janë në strehim familjar, një është në SOS fshatrat e fëmijëve dhe një është në Shtëpinë e Fëmijës në Shtime.

“Fëmijët me aftësi të kufizuar, janë më status ligjor të zgjidhur dhe potencial për adoptim jashtë vendit, ngaqë adoptimi vendor është treguar i pasuksesshëm, edhe përkundër përpjekjeve të qendrave për punë sociale kompetente për të identifikuar familje potenciale adoptuese vendore nga Regjistri i familjeve adoptuese”, ka thënë Koci.

Ajo theksoi se për këta fëmijë, edhe adoptimi jashtë vendit shpeshherë është i pasuksesshëm, ngaqë refuzohen nga familjet potenciale adoptuese, të cilave iu propozohen, me arsyetimin që nuk janë në gjendje të adoptojnë fëmijët e diagnostikuar me aftësi të kufizuar.

Ndërkohë, numri i kërkesave për të adoptuar fëmijë është i madh. Koci, bëri të ditur se sipas raportit të muajit gusht 2022, në kuadër të Regjistrit të familjeve adoptuese, janë 132 kërkesa aktive për adoptim vendor dhe 6 kërkesa për adoptim ndërkombëtar.

Ndërkohë, vetëm në Komunën e Prishtinës janë rreth 30 familje që janë duke pritur për adoptim.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në këtë Komunë, Vebi Mujku, tha për Radio Kosovën se numri i kërkesave është më i madh se sa i fëmijëve të braktisur.

“Familjet duhet të presim me vite, për shkak të mungesës së fëmijëve të braktisur dhe fëmijëve me status të zgjidhur. Prandaj edhe numri i familjeve që presin nga viti 2015 e tutje vazhdon të jenë në listë. Për këtë arsye kemi siguruar që të kemi edhe familje strehuese për fëmijët e braktisur që kanë nevojë për një strehim më afatgjatë.

Në Komunë e Prishtinës, për momentin i kemi dy familje, të cilat janë të trajnuara dhe të aprovuara për ofrimin e shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindëror”, tha ai.

Mujku, tha se këtë vit në Prishtinë kanë pasur katër raste të fëmijëve të braktisur. Ndërsa, theksoi se është një numër relativisht i madh i fëmijëve me aftësi të kufizuara, për të cilët është problem të gjendet familje adoptuese.

“Janë rreth pesë fëmijë vetëm në Komunë e Prishtinës, të cilët janë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe për të cilët kemi problem shumë të madh të gjejmë familje adoptuese të cilët do t’i marrin në përkujdesje të përhershme.

Ndërsa, fëmijë të shëndoshë i kemi vetëm katër, të cilët janë në pritje të zgjidhjes së statusit të tyre dhe të jenë të gatshëm për adoptim”, tha Mujku

Procedura e adoptimit fillon me kërkesën e palëve të interesuara në Gjykatën Themelore kompetente në bazë të vendbanimit të tyre.
Gjykata, kërkesën e adreson në Qendrën për Punë Sociale kompetente me qëllim të vlerësimit profesional mbi përshtatshmërinë e prindërve potencialë adoptues. Periudha e vlerësimit të prindërve potencialë adoptues, në bazë të legjislacionit në fuqi zgjat deri në tre muaj.

Me Raportin e vlerësimit profesional, qoftë ai pozitiv apo negativ, Qendra për Punë Sociale duhet ta njoftojë Gjykatën Themelore, e cila e ka adresuar kërkesën për vlerësim. Qendra është e obliguar po ashtu që të njoftojë edhe Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjes në Ministrinë përgjegjëse me të gjitha kërkesat për adoptim, me qëllim që zyrtari përgjegjës në këtë departament t’i evidentojë familjet potenciale adoptuese në Regjistrin Gjeneral të familjeve, Regjistër i cili është unik në nivel vendi.

Familjet e vlerësuara si potenciale adoptuese dhe të evidentuara në Regjistrin Gjeneral, trajtohen me radhë, në bazë të datës së aplikimit. Familjet potenciale adoptuese, i nënshtrohen pritjes deri sa t’iu vijë radha sipas datës së aplikimit.

Pritja e familjeve potenciale adoptuese, që nga momenti i aplikimit deri te propozimi i fëmijës potencial për adoptim, varion afërsisht nga 3-5 vjet, varësisht edhe nga numri i fëmijëve potencialë për adoptim./Radio Kosova/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serwer: Nevojitet riformatimi i dialogut, Lajçak ka dështuar

Serwer për Specialen: Gjykatë që ka humbur rrugën

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën