TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BQK ka “të drejtë diskrecionale” për licencimin e bankave

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BQK ka “të drejtë diskrecionale” për licencimin e bankave

Banka Qendrore e Kosovës, në bazë të ligjit, thotë se ka “të drejtë diskrecionale” për të vendosur për kërkesat e bankave që aplikojnë për licencë për të operuar në Kosovë.

Licencimi i mundshëm i bankës serbe, Kursimorja e Postës, do të ishte “hap prapa” për ekonomistin kosovar, Mejdi Bektashi.

Sipas ekonomistit serb, Sasha Gjogoviq, banka mund ta ushtrojë veprimtarinë e saj pa asnjë problem, por vetëm me euro.

Kosova dhe Serbia diskutuan të martën në Bruksel për çështjen e përdorimit të valutës serbe në Kosovë, e cila u ndalua nga 1 shkurti.

Dy vendet kanë afat deri të premten për t’i dorëzuar BE-së propozimet e tyre se si mund të përdoret dinari, ndërsa takimi i radhës, sipas ndërmjetësit evropian, Mirosllav Lajçak, do të mbahet të hënën.

Kryenegciatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje që do të mundësojë vazhdimin e funksionimit të Kursimores së Postës.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se propozimet për “zgjidhje afatshkurtër” do të bëhen në bazë të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo rregullore, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e bëri euron mjet të vetëm pagese në Kosovë dhe, rrjedhimisht, ndaloi qarkullimin e dinarit serb në mjediset me shumicë serbe.

Ajo shkaktoi reagime të shumta si në Serbi, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, pasi komuniteti serb, prej vitesh, pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Periudha e tranzicionit për zbatimin e rregullores përfundon më 27 mars.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse një nga opsionet e Serbisë për zgjidhjen e çështjes, është që Kursimorja e Postës të aplikojë për licencë operimi në Kosovë.

Pyetjes së njëjtë nuk iu përgjigj as Kursimorja e Postës, e cila ka degë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – ndërsa në mjediset me shumicë serbe në jug ka vetëm bankomate.

Kjo bankë, aktualisht, është e vetmja në Kosovë që operon me dinarë, por nuk ka para për të paguar, sepse me rregulloren e BQK-së, importi i kësaj monedhe është ndaluar.

Në ueb-faqen e saj thuhet se banka është shoqëri aksionare, në të cilën Republika e Serbisë i ka mbi 78 për qind të aksioneve./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Tahiri: Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa, s’e ka kryer asnjë punë

Tahiri për ekspozitën për masakrat: Ky pushtet po prodhon skandal pas skandali

“Ta justifikosh Serbinë, për neve nuk ka vrasje tjetër” – kërkohet përgjegjësi institucionale për ekspozitën

Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kërkojnë falje publike: Qëllimi ishte të nderohen viktimat

UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Kryetari i Parlamentit iranian: SHBA-ja po kërkon me diplomaci atë që s’e fitoi në luftë

Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi

Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi

Një person në Kaçanik rrah të dashurën e tij, arrestohet

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën