TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Bosnja paralajmëron notë proteste për vendet që votuan kundër rezolutës

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
​Bosnja paralajmëron notë proteste për vendet që votuan kundër rezolutës

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, tha se nesër vendi i tij do t’iu dërgojë notë proteste të gjitha vendeve që votuan kundër rezolutës që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, u miratua sot me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Konakoviq vlerësoi se po përpiqen të minimizojnë numrin e vendeve që votuan “për”, por theksoi se vetëm 19 vende votuan “kundër”, por “për ne ishte e rëndësishme që rezultati të ishte pozitiv”. Raporti është 4:1 për ata që janë në anën e së vërtetës”, tha ai.

“Ne besojmë se (ata që votuan kundër) janë në krah të autorëve të krimeve të luftës dhe nuk respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Ky është detyrimi ynë njerëzor”, ka thënë Konakoviq.

“Ne pritet të kemi një qëndrim të unifikuar në BeH me ata për të cilët miratohet rezoluta”, se votimi i rezolutës “nuk është një fitore apo një lojë, por një luftë për të pozicionuar të vërtetën ashtu siç e meriton. Për ne është shumë e rëndësishme që sot nuk dëgjuam asnjë që foli kundër fakteve përveç (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq dhe se fakti i rëndësishëm është se i gjithë rajoni, përveç Serbisë, ishte në anën e duhur”, tha ai.

Kryediplomati boshnjak, e quajti të pakuptimtë deklaratën e presidentit të Republikës Serbe Milorad Dodik për një “ndarje paqësore” në BeH dhe tha se “institucionet do t’i përgjigjen në mënyrë efektive të gjithë atyre që punojnë për destabilizim.”

Projekt-rezoluta dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit në Srebrenicë dhe varrimit të tyre dinjitoz, dhe bën thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale të autorëve të gjenocidit në Srebrenicë.

Projekt-rezoluta i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara të krijojë një program informacioni të titulluar “Gjenocidi në Srebrenicë dhe Kombet e Bashkuara” për të filluar përgatitjet për 30-vjetorin e përkujtimit në 2025 dhe më tej i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm t’u dërgojë një rezolutë të gjithë anëtarëve shteteve, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të shoqërisë civile, thuhet në projekt-rezolutën.

Në preambulën e tekstit thuhet se “përgjegjësia penale sipas ligjit ndërkombëtar për krimin e gjenocidit është e individualizuar dhe nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi apo komuniteti etnik, fetar apo tjetër në tërësi”.

Pro projekt-rezolutës, ndër tjera, votuan Shqipëria, Australia, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia. Kundër, ndër të tjera, votuan Serbia, Siria, Kina, Rusia, Bjellorusia, Hungaria, Dominika, Kuba/ KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X