TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bosch: Radoiçiq akoma lëviz i lirë dhe kjo është diçka e rrezikshme

Diplomati holandez, Robert Bosch, në një intervistë për tëvë1 thotë se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është shumë e ndjeshme. Sipas tij, NATO-ja është duke e rritur angazhimin në këtë rajon për shkak se ka informacione se situata mund të dalë jashtë kontrolli.

nga Shpat Blakcori
3 Dhjetor, 2023
0
A A
Bosch: Serbia synon ta ketë sërish nën kontroll Kosovën

E sheh Serbinë si faktor destabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Prandaj, diplomati holandez, Robert Bosch, e vlerëson si të domosdoshme që Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO-ja, ta shtoj numrin e ushtarëve në Kosovë për të ofruar siguri.

Sipas tij, në këtë fazë në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po kërkon që ti bashkojë të gjithë serbët, andaj ai nuk e përjashton mundësinë që situata të dalë jashtë kontrolli.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se Millan Radoiçiq është akoma i lirë, pavarësisht se e organizoi sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Duke qartë se NATO-ja e ka rritur së fundmi angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar më shumë trupa në Kosovë. Këto lëvizje NATO nuk i ndërmerr pa pasur informacione se situata e sigurisë nuk është aq edhe sigurte në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo situatë e ndjeshme e sigurisë ka të bëjë edhe me zgjedhjet në Serbi, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkon t’i mobilizojë të gjithë serbët. Natyrisht që pika më e nxehtë është veriu i Kosovës, ku tani afër kufirit me Serbinë po patrullojnë ushtarët britanik dhe besoj se ata do të garantojnë siguri për atë pjesë. Por, ajo që po më shqetëson ka të bëjë me faktin se Milan Radoiçiq akoma lëviz i lirë dhe kjo është diçka e rrezikshme”, ka thënë ai për Tëvë 1.

Bosch sheh rrezik serioz edhe nga Rusia, pasi sipas tij Moska është e interesuar që ketë sa më shumë konflikte nëpër botë.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe rolin e Kinës që mbështet politikat e Beogradit zyrtar.

“Tani interesi i Rusisë është që të ketë sa më shumë konflikte nëpër botë, dhe kështu të largohet vëmendja nga lufta në Ukrainë. Vetëm shikojeni se sa po përfiton Rusia nga lufta në Lindjen e Mesme, ajo shpreson tani që të ketë edhe një konflikt të ri në Ballkanin Perëndimor. Përveç Rusisë, Serbia ka një mbështetje shumë të fortë ekonomike edhe nga Kina. Por mos harroni se situata e sigurisë nuk është e ndjeshme vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Politikanët e Republikës Serbe në Bosnje janë edhe më radikalë sesa politikanët serb në Serbi dhe rrjedhimisht janë më pro-rusë. Pra rreziku është real që situata të përshkallëzoj në këtë rajon, prandaj konsideroj që shtimi i numrit të trupave të NATO-s në Ballkan është i domosdoshëm”, shprehet Bosch

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se për shkak të situatës së brishtë të sigurisë në rajonin e Ballkanit, NATO po shqyrton mundësinë e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake për të mbajtur tensionet nën kontroll.

Tags: BoschMillan Radoiçiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Kritikohet vendosja e semaforëve në “Pejton”, komuna arsyeton veprimin

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Auto Draft

 Vendimi i KGJK-së për pushim, avokatët me mendime ndryshe për efektshmërinë e tij

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Nga kompania më madhe e tregtimit të Kriptovalutave shprehen të habitur me atë çfarë panë në Kosovë

Auto Draft

Kritikohet vendosja e semaforëve në “Pejton”, komuna arsyeton veprimin

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Auto Draft

 Vendimi i KGJK-së për pushim, avokatët me mendime ndryshe për efektshmërinë e tij

​Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

​Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

Superliga e Kosovës nis më 10 gusht

Nuk munguan befasitë në xhiron e 34-të në Superligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X