tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Bosch: Borrell sërish tregon se nuk është i paanshëm

tëvë1 nga tëvë1
02/06/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bosch, ka reaguar pas tri kërkesave të shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Shefi i BE-së, ka propozuar që zgjedhjet e reja lokale të mbahen menjëherë, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës’ dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Bosch, tha se Borrell sërish tregon se nuk është i paanshëm.

“Duke kërkuar nga Prishtina për zgjedhje të reja në veri, në vend që të kërkohet nga Beogradi që të ndalojë bojkotin dhe t’u thotë agjentëve të atjeshëm, Listës Serbe, të ndalojë këtë bojkot”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, veriu tashmë ishte gjysmë i pavarur me serbë në të gjitha pozitat kosovare, politikanët, policinë, sistemin dhe merrte mbështetje nga të gjitha anët.

“Fakti që AKS nuk është atje është edhe për shkak të serbëve të cilët kurrë nuk erdhën me një propozim në përputhje me vendimin e KK-së, kështu që z. Borrell ju lutemi bëni detyrat tuaja dhe përpiquni të jeni të drejtë. Ndërkombëtarët e tjerë nuk duhet ta lënë atë të ikë me politikat e tij proserbe. Ka filluar të bëhet skandal sidomos kërcënimet e tij në fund”, tha ai.

Konjufca: Nëse s’ka kapacitet për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ja vlen me ekzistu legjislatura

04/10/2023

Nuk votohet asnjë marrëveshje ndërkombëtare

04/10/2023

Miratohet në lexim të parë projektligji për shëndetin riprodhues

04/10/2023

KRU “Prishtina” inspekton fabrikën e Tjegullave në Prishtinë, borxhi mijëra euro

04/10/2023

Lirimi i Radoçiqit nga paraburgimi, Bogdanoviq thirrje Osmanit e Kurtit: Mbroni qytetarët serbë në veri

04/10/2023

Abbott thotë se 200 trupat shtesë në kuadër të KFOR-it së shpejti vijnë në Kosovë

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.