TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bordi i KRM “Pastrimi” reagon ndaj Komunës së Prishtinës për borxhin prej 2.2 milionë eurove

nga teve1
29 Prill, 2025
0
A A
Bordi i KRM “Pastrimi” reagon ndaj Komunës së Prishtinës për borxhin prej 2.2 milionë eurove

Bordi i Drejtorëve i KRM Pastrimi Sh.A. ka reaguar sot pasdite, duke shpreh shqetësimin e saj siç thuhet të thellë dhe indinjatën ndaj veprimeve të Komunës së Prishtinës, “të cilat po e dëmtojnë rëndë gjendjen financiare të ndërmarrjes sonë publike”.

Në reagim thuhet se nga muaji janar e deri në faturën e muajit 30 prill 2025, borxhi i papaguar ndaj KRM Pastrimi ka arritur vlerën alarmante prej 2.2 milionë euro për shkak thirrjes publike të Komunës së Prishtinës drejtuar qytetarëve.

“Pavarësisht kryerjes së rregullt dhe të pandërprerë të shërbimeve të pastrimit dhe menaxhimit të mbeturinave, Komuna është duke dëmtuar kompaninë për faktin se nuk ka paguar asnjë centë që nga 01 janari 2025, duke krijuar rëndim të punës operative dhe vështërësi financiare për ndërmarrjen”, thuhet në komunikatë.

Bordi i Drejtorëve i KRM Pastrimi Sh.A tha se kjo situatë ka sjellë edhe vështirësi serioze në mbulimin e pagave për punëtorët, shpenzimeve për deponimin e mbeturinave, si dhe në furnizimin me derivate të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e flotës të cilët janë shtyllat kryesore të operimit ditor të ndërmarrjes.

“Si rrjedhojë e gjithë kësaj situate nga 01 maj 2025 rrezikohet të mbyllen dyert e Deponisë për deponimin e mbetuirinave për të cilin pa vullnetin e KRM “Pastrimi” nuk do të ketë mundësi për të ofruar shërbim për qytetarët”, thuhet në reagim.

Sipas njoftimit: Për më tepër, thirrjet publike nga komuna drejtuar qytetarëve për mos-pagesë të faturave të mbeturinave tek KRM “Pastrimi”, e gjithashtu të nxitura dhe nga mungesa e përkrahjes institucionale të Komunës, po përkeqësojnë më tej gjendjen financiare dhe mund të çojnë në ndërprerjen e shërbimeve esenciale në Kryeqytet, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik dhe mjedisin si pasojë e mos grumbullimit të mbeturinave. Madje thirrjet për mos pagesë janë në kundërshtim me Rregulloren për ndryshimin dhe plotesimin e rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave Nr.01-030/01-227581/23 i dates 01.12.2023 i marrë nga Kuvendi i Kryeqytetit, në mbledhjen e mbajtur me 05.12.2024 (protokolluar me nr.01-030/01-161704/24 date 06.12.2024

Po ashtu thuhet se “Nëse kjo situatë vazhdon, Bordi i Drejtorëve paralajmëron se do të jemi të detyruar të dërgojmë lëndët e borxheve të papaguara për ekzekutim tek përmbaruesi privat, si dhe do të autorizojmë menaxhmentin të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë edhe paraqitjen e kallëzimeve penale, në rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe cenimit të funksionimit të një shërbimi publik jetik”.

Në fund të reagimit thuhet se KRM Pastrimi Sh.A. mbetet e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve profesionale dhe të rregullta për qytetarët e Prishtinës, por kjo nuk mund të arrihet në mungesë të respektimit të obligimeve financiare nga ana e institucioneve komunale që dalin nga Rregulloret në fuqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për sulm fizik ndaj babait të tij

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për sulm fizik ndaj babait të tij

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X