TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bora e nis vitin me fitore, mposht Yllin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bora e nis vitin me fitore, mposht Yllin

Basketbollistët e Borës kanë nisur vitin 2025 me fitore në elitën e basketbollit kosovar.

Të mërkurën mbrëma në Prishtinë, skuadra e Borës triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 93:80, në ndeshjen që i takoi xhiros së 15-t të Superligës së Kosovës.

Në fakt, Bora u tregua skuadër më e mirë se Ylli dhe gjatë tërë ndeshjes ka dominuar për ta regjistruar fitoren e pestë në sezonin e saj debutues në Superligë.

Bora e fitoi çerekun e parë me shifrat 20:18, përpara se ta bëjë shkëputjen në të dytin. Periudhën e dytë, Bora e fitoi me rezultatin 23:12 për të shkuar në pushim me epërsi prej 13-të pikëve (43:30).

Avantazhin e krijuar, Bora arriti ta mbajë deri në fund të ndeshjes duke mos e rrezikuar fitoren.

Më efikasi në këtë fitore të Borës, ishte amerikani Desmond Cambridge, të cilin e transferoi javë më parë pasi u largua nga Trepça.

Cambridge ndeshjen e mbylli me 26 pikë të shënuara, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Jetmir Zeqiri (20 pikë, 8 kërcime) kurse Adem Mekiq shtoi 16 pikë, 13 kërcime e 9 asistime.

Te skuadra e Yllit, Jan Palokaj i rikthyer pati 26 pikë të realizuara por nuk arriti ta ndihmoj ekipin nga Suhareka ta evitoj humbjen nga Bora.

Me këtë fitore, Bora ka tubuar 20 pikë, një më pak se Ylli që regjistroi humbjen e tetë karshi shtatë fitoreve në 15-të ndeshje të luajtura këtë sezon.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dukagjini barazon me Drenicën

Dukagjini barazon me Drenicën

Cristiano Ronaldo gjobitet nga Porrugalia

Peja merr vendimin për trajnerin e ri

Peja merr vendimin për trajnerin e ri

Prishtina fiton derbin ndaj Ballkanit

Prishtina fiton derbin ndaj Ballkanit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër diskuton për Kosovën

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Spahiu: Hamza s’është i interesuar të mbetet në krye të PDK-së, por partia duhet ta mbajë

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Dita e shtatë e protestës në Tiranë: Nga sulmi ndaj Gjykatës së Apelit te përplasjet në rrugët e kryeqytetit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Emisioni “Info Nata” 19.10.2026

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Dyshime për dhunë në familje në Ferizaj, policia shoqëron një 36-vjeçar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën