TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Bojkoti i zgjedhjeve nga qytetarët e Luginës, Arifi: Përçarja po ndodhë me mbështetjen e Kurtit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Vuçiq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit

Në fshatin Tërnavë të Preshevës ka votuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deklaroi se numër i vogël i qytetarëve kanë votuar deri më tani për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ai tha se kjo ndodhë për shkak të përçarjes së shqiptarëve dhe garimit në dy lista të ndara.

“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, deklaroi Arifi për KP.

Pas votimit, Arifi shtoi se bojkoti nga qytetarët është faturë ndaj lidershipit shqiptarë. Sipas tij, ka ardhur fundi i politikave egocentrike në Luginë të Preshevës.

“Përçarja që dy vite po ndodhë në Luginë të Preshevës, kjo me mbështetje të fortë të kryeministrit Kurti, sepse nuk është përçarje që ne e kemi dashur por është përçarje që na i ka sjell Kurti. Pra nuk është diçka që ne e kemi kërkuar që me njëri-tjetrin të bëjmë. Sepse në 2020 e patëm listën e unifikuar, aty kemi mundur të bashkohemi. Në dy vitet e fundit përçarja ka ndodhur fuqimisht e mbështetur edhe nga Kurti. Dhe sot ia japim faturën edhe Kurtit”, shtoi ai.

Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nuk shprehet optimist se do të ketë përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Atmosfera është shumë e dobët për të dërguar një deputet atje sepse nuk ka faj votuesi, e kemi fajin ne, po e shti edhe vetën edhe pse kam dhënë gjithçka për t’u unifikuar, por është një politikë egocentrike, e cila mbështetet nga Kurti tash dy vite dhe sot është rezultati. Ju thoni 10 mijë apo 11 mijë, por unë them edhe varësisht dajes në tërë Serbinë, ndoshta mund të jetë numri edhe më i lartë për të dërguar një deputet në parlament, kështu që kjo duket shumë e pa arritur”, përfundoi kryetari i Preshevës.

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.

Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

Tags: "Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar"Shqiprim ArfiZgjedhjet ne Serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Epopeja e UÇK-së, Rama diskuton me nxënësit për vlerat e luftës çlirimtare

Epopeja e UÇK-së, Rama diskuton me nxënësit për vlerat e luftës çlirimtare

Kurti në përvjetorin e Epopesë: Qëndresa e Jasharëve bashkoi popullin drejt lirisë

Kurti në përvjetorin e Epopesë: Qëndresa e Jasharëve bashkoi popullin drejt lirisë

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia dhe autoambulanca dalin në vendin e ngjarjes

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia dhe autoambulanca dalin në vendin e ngjarjes

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Vjedhet një kamion me mjete pune në Pejë, policia nis hetimet

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

28 vjet nga Epopeja e UÇK-së, Osmani: Një histori që jeton si betim dhe udhërrëfyes

Dimal Basha fton qytetarët të votojnë: Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktuese për katër vitet e ardhshme

Basha identifikon tri akse rrugore me rrezik të lartë, paralajmëron ndërhyrje emergjente

Policia ndalon dy raste të transportit të kundërligjshëm të drunjve në Podujevë

Policia ndalon dy raste të transportit të kundërligjshëm të drunjve në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën