TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Bodrum gjysmë i mbushur me ujë”, ambasadori britanik dhe ai gjerman komentojnë deklaratën e Kurtit

by teve1
1 orë ago
0
A A
“Bodrum gjysmë i mbushur me ujë”, ambasadori britanik dhe ai gjerman komentojnë deklaratën e Kurtit

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves dhe ai gjerman, Rainer Rudolph, e kanë komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se kur e mori pushtetin, e gjeti Kosovën si një bodrum gjysmë të mbushur me ujë, në kuptimin se gjendja ishte shumë keq.

Hargreaves tha se historia e Kosovës gjatë 25 apo 27 viteve të fundit është e jashtëzakonshme, teksa e cilësoi si mrekulli të vogël që Kosova ka arritur të ecë kaq larg dhe kaq shpejtë gjatë kësaj periudhe.

“Historia e Kosovës gjatë 25 apo 27 viteve të fundit është e jashtëzakonshme. Nesër do të shënojmë përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, për t’i dhënë fund një situate të tmerrshme humanitare. Mendoj se është pothuajse një mrekulli e vogël që Kosova ka arritur të ecë kaq larg dhe kaq shpejt gjatë kësaj periudhe. Shpresa ime e vetme është që ky zhvillim të vazhdojë në të njëjtën trajektore. Dhe ne jemi këtu si miq për ta mbështetur këtë”, tha Hargreaves në një intervistë ekskluzive të dhënë për KosovaPress.

Ndërkaq, ambasadori gjerman e përdori një shprehje nga vendi ku ai vjen, duke thënë se “unë do të thosha se gota e Kosovës është 4/5 e mbushur”.

“Në gjermanisht themi se gota është gjysmë e mbushur. Unë do të thosha se gota e Kosovës është katër të pestat e mbushur”, tha Rudolph.

Të dy ambasadorët folën edhe për “golin” dhe “autogolin” më të madh të Kosovës në vitet e fundit, ku ambasadori britanik u shpreh se fakti që Kosova mbetet një demokraci e re dhe funksionale, është një arritje e jashtëzakonshme, duke thënë se kanë nevojë për Kosovën si pjesë të grupit të tyre të aleatëve.

“Unë erdha për herë të parë këtu në vitin 2001 dhe vendi është krejtësisht ndryshe nga ai që pashë atëherë. Njerëzit që e kanë jetuar gjithë këtë periudhë ndoshta nuk e kuptojnë gjithmonë sa larg ka arritur Kosova dhe sa shumë ka përparuar. Kjo është një arritje e madhe. Ne jemi këtu si miq të Kosovës për të punuar së bashku që ky ritëm dhe ky momentum të vazhdojnë. Ne kemi nevojë për Kosovën si pjesë të grupit tonë të aleatëve dhe miqve në arenën ndërkombëtare dhe kjo është ajo që po përpiqemi të mbështesim.”

E, për ambasadorin gjerman është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe diçka për të cilën Kosova mund të jetë krenare se askush nuk e kontestoi rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht se disa mund të kenë qenë më të lumtur me rezultatin e disa më të zhgënjyer.

“Pajtohem për golin. Është vërtet mbresëlënëse të shohësh një demokraci kaq dinamike dhe funksionale. Edhe pse mund të kemi pasur shumë zgjedhje kohët e fundit, është e rëndësishme të mos harrojmë sa domethënëse është që sistemi funksionoi normalisht të hënën pas zgjedhjeve. Disa njerëz mund të kenë qenë më të lumtur se të tjerët me rezultatin, disa mund të kenë qenë të zhgënjyer, por askush nuk e kontestoi rezultatin e zgjedhjeve. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe është diçka për të cilën Kosova mund të jetë krenare. Siç thashë edhe më herët, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në këtë rrugë”, tha Rudolph.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në Kosovë

Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura në Viti

Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura në Viti

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj viziton sot Kosovën, policia njofton për bllokime të përkohshme të trafikut

Rama në Ditën e Çlirimit të Kosovës: Liria dhe demokracia duhet të jenë realitet i përditshëm

Rama në Ditën e Çlirimit të Kosovës: Liria dhe demokracia duhet të jenë realitet i përditshëm

​Lladrovci: Sahiti ishte bashkëluftëtar i orëve të para të Adem Jasharit – s’kemi mundur të bëjmë mjaftueshëm për të

​Lladrovci: Sahiti ishte bashkëluftëtar i orëve të para të Adem Jasharit – s’kemi mundur të bëjmë mjaftueshëm për të

Supremja hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së për votimin me dokumente të skaduara

Supremja hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së për votimin me dokumente të skaduara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën