TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Blushi jep detaje për arrestimin e Metës: I ngjashëm me grupet e Arkanit, përgatitej eleminimi fizik

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Blushi jep detaje për arrestimin e Metës: I ngjashëm me grupet e Arkanit, përgatitej eleminimi fizik

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Tedi Blushi, ka dhënë detaje të reja për arrestimin ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta njëheri edhe kryetar i këtij subjekti politik.

Blushi arrestimin e Metës e konsideron rrëmbim terrorist me një skenar ogurzi. Madje thotë se Metën jo vetëm që e kanë rrëmbyer e rrahur, por kanë dashur edhe eliminim fizik të tij.

“Ilir Meta pavarësisht gjendjes së tij juridike, do të jetë një mbrojtës i çështjes kombëtare dhe padiskutim i çështjes së Kosovës. Për t’u ndalur te çështja e rrëmbimit terrorist, unë do ta krahasoja atë rrëmbim terrorist një skenar ogurzi i ngjashëm, pra atë grup terrorist të ngjashëm me grupet paramilitare të Arkanit, të cilat të armatosur deri në dhëmbë të përgatitur për skenarin ogurzi destabilizues të eliminimit fizik të z.Meta jo vetëm që e kanë rrëmbyer atë dhunshëm, por kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij”, tha Blushi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai thotë se grupi që e “rrëmbeu dhunshëm” Metën, ishin të pajisur me armatim të rëndë. Sipas tij, kjo ndodhi për shkak që ish-presidenti i Shqipërisë ka status special të mbrojtjes nga Garda e Republikës.

“Ky grup paramilitar në përbërje të secilës kemi evidentuar jo vetëm punonjës policie të përfshirë direkt me përfaqësuesit e krimit më të rrezikshëm të organizuar shqiptar, i cili ka vënë në dispozicion të këtij aksioni edhe automjetet civile, njërën prej tyre të cilave kemi arritur ta identifikojmë, ku unë e kam denoncuar dje nga Tirana, i cili që dy vite shëtit rrugët e Shqipërisë pa asnjë lloj dokumentacioni dhe sipas informacioneve paraprake është përdorur nga grupet kriminale kryesisht në Tiranë dhe Durrës. Ky grup terrorist ka qenë i pajisur edhe me kamera trupore… ky grup paramilitar ka qenë i armatosur deri në dhëmbë me armatim të rëndë dhe ka qenë i përgatitur për eliminimin fizik të z.Meta. Kjo për të vetëm arsye, sepse z.Meta si ish-presidenti i Shqipërisë ka status special të mbrojtjes nga Garda e Republikës”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la sot në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-presidentit të Shqipërisë. Po ashtu gjykata la në fuqi masat e mëparshme të sigurisë ndaj deputetes Monika Kryemadhi, dhe dy persona të tjerë, si persona nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, iu drejtua sot me fjalë fyese e kërcënuese drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë seancës mbi masën e arrestit ndaj tij.

Meta është në arrest me burgim prej të hënës në mesditë, deputetja Kryemadhi dhe Ema Çoku janë nën detyrim paraqitje, ndërsa Piro Xhixho është në arrest shtëpie

Ish-presidenti Meta dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./teve1.info/

Tags: Edi RamaIlir MetaTedi Blushi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të vendit

Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të vendit

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për një të dyshuar për dhunim

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohen tre persona për dy raste të dhunimit në Gjilan dhe Vushtrri

Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të vendit

Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të vendit

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për një të dyshuar për dhunim

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohen tre persona për dy raste të dhunimit në Gjilan dhe Vushtrri

Plagosja me armë zjarri në Deçan, flasin nga Spitali i Pejës

Theret me thikë një i mitur në Pejë

Sa shpesh duhet t’i lani xhinset?

Sa shpesh duhet t’i lani xhinset?

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të rinj në Prishtinë për vjedhje të rënda

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën