TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin

by Tëvë1
8 minuta ago
0
A A
​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin

Bllokada institucionale në Kosovë po rrezikon zbatimin e Agjendës së Reformave dhe humbjen e miliona eurove nga Bashkimi Evropian, ndërsa ekspertët vlerësojnë se pasojat e krizës politike mund të jenë të drejtpërdrejta në ekonomi, investime dhe procesin e integrimit evropian, raporton KosovaPress.

E këtu sipas Kryenegociatorit të Kosovës me BE-në, Kosova ka të bëj me zbatimin e 61 reformave dhe me rrezikun për humbjen e mbi 100 milionë eurove nëse këto hapa nuk plotëohen deri në dhjetor të 2026-tës.

Hulumtuesi në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Besar Gërgi, ka thënë për KosovaPress se zbatimi i reformave është i lidhur drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve, pasi një pjesë e tyre kërkojnë miratimin e Kuvendit dhe një pjesë tjetër vendimmarrje nga një qeveri me mandat të plotë.

“Pasoja e parë do të ishte financiare, siç e tha vetë koordinatori kombëtar për agjendën e reformave….. Në aspektin e dytë, Kosova ka edhe një ndikim negativ në reputacionin e saj sa i përket integrimit evropian, për arsye se ne po duam t’i hapim negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe për ta bërë këtë, ne duhet të vërtetojmë se jemi në gjendje që të zbatojmë të gjitha ligjet, rregulloret dhe të gjitha në përgjithësi legjislacionet që prodhohen në Bashkimin Evropian. Agjenda e reformave është një lloj testi për këtë dhe deri më tani ne në këtë test nuk jemi shumë të suksesshëm sepse shkalla e zbatimit të këtyre reformave mbetet shumë e ultë.”, tha ai.

Sipas tij, edhe nëse institucionet do të funksionalizoheshin në një periudhë të shkurtër, koha për përmbushjen e të gjithë hapave reformues do të ishte shumë e kufizuar.

“Kosova i ka përpara masat e dhjetorit të këtij viti, i ka masat e qershorit, si dhe nga dy semestra të kaluara, pra dhjetor ’24 dhe dhjetor ’25, pra po mblidhen katër semestra nga të cilat janë grumbulluar hapat reformuese të papërmbushura. Prandaj puna përpara është jashtëzakonisht voluminoze. Dhe në qoftë se, siç e thatë, në mundësinë më optimale le të themi se në gjysmën e muajit të ardhshëm kemi një qeveri, kjo do të thotë se ka përpara rreth dy muaj e gjysmë për t’i zbatuar të gjitha këto hapa reformuese, prandaj praktikitisht do të ishte gati-gati e pamundur që të zbatohen të gjitha. Por në qoftë se agjenda e reformave do të merrej me seriozitet, do të trajtohej me prioritet nga ana e qeverisë dhe nga ana e legjislaturës, atëherë ka mundësi që një pjesë e madhe e tyre të zbatohet dhe Kosova të arrijë le të themi në një shkallë të kënaqshme të zbatimit diku rreth 70 apo 80%”, tha ai.

Ndërkohë, ekonomisti Nagip Skenderi ka vlerësuar se mosfunksionimi i institucioneve do të reflektohet në investimet në infrastrukturë, rritjen ekonomike dhe sektorin privat.

Ai ka thënë se fondet e BE-së janë të destinuara për projekte infrastrukturore dhe zhvillimore, ndërsa mosrealizimi i tyre do të ndikonte edhe në bizneset që angazhohen në këto projekte.

“Një tjetër pasojë është që kemi në këtë kontekst edhe mundësinë e humbjes së shumave të tjera të mëdha të financimit të cilat vijnë jo vetëm nga Bashkimi Evropian por edhe nga fonde të tjera…. 04:04… Një tjetër pasojë do të ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë e lidhur për bizneset, sepse të gjitha këto projekte të cilat financohen nga BE krijojnë mundësinë për kompanitë, sidomos ato ndërtimore, mandej krijojnë mundësinë e angazhimit dhe punësimit të personelit inxhinierik si arkitektë, inxhinierë, konsulentë e kështu me radhë. Nga mosrealizimi i këtyre fondeve, natyrisht që këto biznese nuk mund të përfitojnë.”, ka deklaruar Skenderi. – 04:52

Skenderi ka paralajmëruar se pasojat mund të prekin drejtpërdrejt edhe në investimet e huaja. në sektorin e energjisë, kompanitë, punësimin dhe buxhetin e shtetit.

“Mandej do të ishte edhe humbja e besueshmërisë tek investimet e huaja direkte që vijnë nga jashtë, sepse çdo investitor kur e sheh që Kosova nuk është serioze me partneritet tash edhe përfituese nga fondet e BE-së, në një mënyrë kanë drojën e besueshmërisë munden të shmangen qoftë në tërësi ose përkohësisht apo të gjejë një terren tjetër investimi në vendet e tjera të Ballkanit që janë më të gatshme qoftë edhe në vendet jashtë kësaj sfere të shkojnë në vendet e tjera që kanë më të sigurta investimet sepse e shohin se investimet e huaja direkte nuk e kanë atë garancinë institucional dhe financiar nëse këta nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë me BE-në . Konsideroj që edhe sektori i energjisë i cili është mjaftë i rëndësishëm do të goditet, duke rritur kostot dhe duke mos arritur aspiratat energjetike të investitorëve do të ju sjellim pasoja të pariparueshme investitorëve dhe të gjitha këto janë humbje”, ka thënë ai.

Ai shton se më të goditurit nga humbja e fondeve janë qytetarët të cilët presin më shumë fonde për zgjerim të bizneseve të tyre për adaptim në tregun evropian sicc thotë ai për ata që endërrojnë të jenë konkurrues në atë treg apo më gjerë

Skenderi ka vlerësuar se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po avancojnë në procesin e integrimit evropian, ndërsa Kosova, sipas tij, po mbetet në fund të listës përfituese.

Ndërkaq nga vonesat e shkaktuara nga kriza politike muajve të fundit nga 13 hapa që duhej përfunduar deri me 30 qershor, shtatë janë realizuar dhe për shkak të gjashtë tjerave që kanë mbetur pezull i kanë kushtuar Kosovës 40 milionë euro nga Fondi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes.

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, në emisionin “Intervista e Javës” me 4 korrik ka thënë se të papërfunduara i mbesin edhe 61 hapa nga Agjenda e Reformave.

“Deri në dhjetor mbesin edhe 61 hapa të tjerë, të cilët duhet të zbatohen deri më 31 dhjetor. Në këtë pjesë, vetëm 22 ose 27 hapa janë që kanë afatin shtesë deri më 31 dhjetor. Dhe shuma që mund të llogaritet se mund të humbet në fund të dhjetorit, nëse nuk zbatohen hapat që afatin e fundit e kanë deri më 31 dhjetor, mund të jetë mbi 100 milionë euro. Duhet të kemi parasysh se këto fonde janë për investime infrastrukturore, pra janë për rrymë, rrugë, çerdhe, gjykata, prokurim, shkolla, digjitalizim, pra janë projekte që na ndihmojnë të bëjmë reforma sa më shpejt. Mungesa e Kuvendit e bën të pamundur që t’i miratojmë ligjet…”, ka thënë ai.

Zulfaj iu pati bërë thirrje partive opozitare që, edhe “nëse vendosin të mos e bëjnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit dhe më pas ta çojnë vendin në zgjedhje”, të paktën të mos pengojnë miratimin e reformave të nevojshme në Kuvend.

“Nëse deputetët e opozitës vendosin se nuk duan ta bëjnë kuorumin për presidente dhe duan ta çojnë vendin në zgjedhje, duhet të shfaqin mirëkuptim, sepse në momentin kur ti ia ndërpret funksionimin Kuvendit, duhet të shfaqësh përgjegjësi ndaj reformave që janë në Planin e Rritjes…. 37:15… Konsensus për çështjet e reformave duhet të ketë çdoherë, sepse nuk janë për qeverinë, janë për qytetarët dhe përgjegjësia për qytetarët, për të mirën e tyre dhe projektet infrastrukturore, është për të gjithë deputetët që ulen aty”, thuhet në deklaratën e tij.

KosovaPress ka dërguar pyetje sa i përket rrezikut të humbjes së Fondeve Evropiane në kuadër të Planit të Rritjes por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Kërkesa e rradhës për lirim të fondeve nga Kosova do të jetë më 15 janar 2027. Deri më 31 dhjetor të këtij viti duhet të përmbushen dhjetra hapa reformash, e ku një pjesë e tyre skadojnë në fund të këtij viti.

Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së e cila nxit përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e Bashkimit Evropian në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese.

Me zbatimin e këtyre reformave që po i kërkohen, por të cilat i duhet gjithsesi shtetit, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629,3 milionë eurosh janë hua afatgjata.

Në prill të këtij viti, Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro nga pagesa e parë e Bashkimit Evropian (BE) e cila kishte nisur bartjen e mjeteve të parafinancimit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të, zgjedhjet për të cilën u mbatën më 7 qershor.

Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike duke kërkuar mbajtjen e seancës konstituive

Tags: BEbllokada institucionaleekonomiaekspertëtTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Kosova po pret, mërgata po pret”: “Liria ka Emër” paralajmëron tubim masiv në Hagë

​“Kosova po pret, mërgata po pret”: “Liria ka Emër” paralajmëron tubim masiv në Hagë

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

​Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit

​“Kosova po pret, mërgata po pret”: “Liria ka Emër” paralajmëron tubim masiv në Hagë

​“Kosova po pret, mërgata po pret”: “Liria ka Emër” paralajmëron tubim masiv në Hagë

​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin

​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin

Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron vendit edhe një medalje

Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron vendit edhe një medalje

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

​Gjini: Pres lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, një dënim do të prekte gjithçka që kemi ndërtuar

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Shkenca shpjegon pse disa e duan gjumin e pasdites

Shkenca shpjegon pse disa e duan gjumin e pasdites

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

​Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën