TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Blinken – Vuçiqit: Ata që kryen sulmin e 24 shtatorit e që sot ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Blinken – Vuçiqit: Ata që kryen sulmin e 24 shtatorit e që sot ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që sulmuesit e Policisë së Kosovës, e që ikën në Serbi, duhet të mbahen përgjegjës për veprën e tyre.

Ai këtë kërkesë e ka bërë në bisedën telefonike që kishte me Vuçiq, ku ka theksuar “nevojën e menjëhershme për shtensionim me Kosovën dhe për të kërkuar përgjegjësi nga ata që janë përgjegjës për sulmet e fundit të dhunshme”.

Blinken gjithashtu ka mirëpritur vendimin e Këshillit Atlantik për trupa shtesë në Kosovë dhe ka thënë se Serbia duhet ta shoqërojë de-përshkallëzimin e menjëhershëm me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka biseduar sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Sekretari Blinken dhe presidenti Vuçiq diskutuan rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit dhe vdekjes së një rreshteri të Policisë së Kosovës. Sekretari nënvizoi se ata që janë përgjegjës për sulmet që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi. Sekretari shprehu mbështetjen e tij për veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it në reagimin ndaj kësaj ngjarjeje, duke vënë në dukje se incidentet si ato pranë Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar dhe përshëndeti praninë e shtuar të KFOR-it dhe vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të autorizuar forca shtesë. Sekretari përsëriti se Serbia duhet të shoqërojë de-përshkallëzimin e menjëhershëm me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në komunikatën e DASH-it. 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

Raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova

“InfoNata” 06.08.2026

“InfoNata” 06.08.2026

Raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia në Ferizaj shpëton një person që po tentonte t’i bënte “keq vetes”, kishte armë zjarri

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën