TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Blinken konfirmon se SHBA-ja e lejon Ukrainën t’i përdorë armët e saj për sulme në Rusi

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Blinken konfirmon se SHBA-ja e lejon Ukrainën t’i përdorë armët e saj për sulme në Rusi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken (djathtas) takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se presidenti Joe Biden i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë, por vetëm për qëllime të kufizuara për ta mbrojtur Harkivin.

Duke folur në Pragë të premten në një takim joformal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, Blinken tha se Ukraina i kishte kërkuar Uashingtonit leje për t’i përdorur armët amerikane për sulme brenda Rusisë, pasi po përpiqet t’i mposhtë trupat ruse që e nisën pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

“Në javët e fundit, Ukraina erdhi dhe na pyeti për autorizim për përdorimin e armëve me të cilat ne po e furnizojmë atë për t’u mbrojtur kundër këtij agresioni, përfshirë kundër forcave ruse që po mblidhen në pjesën ruse të kufirit nga ku po e sulmojnë Ukrainën”, tha Blinken.

“Kjo iu kërkua presidentit, dhe siç keni dëgjuar, ai e ka miratuar përdorimin e armëve për atë qëllim”, shtoi ai.

Konfirmimi Blinkenit vjen pasi zyrtarë amerikanë u cituan në media – përfshirë një që foli për Radion Evropa e Lirë – se Bideni e ka hequr pjesërisht ndalimin e përdorimit të armëve amerikane brenda Rusisë.

SHBA-ja nuk kishte pranuar më herët ta lejonte Ukrainën t’i përdorte armët amerikane për sulme brenda Rusisë, nga frika se një gjë e tillë do të shkaktonte përshkallëzim të konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përsëriti të premten se aleatët duhet ta shqyrtojnë heqjen e kufizimeve për përdorimin e armëve të NATO-s nga Ukraina për t’i goditur caqet në territorin rus, sepse është pjesë e së drejtës së Kievit për vetëmbrojtje.

Gjermania, për shembull, ishte shprehur kundër një vendimi të tij, por të premten, një zyrtar gjerman tha se Ukraina mund t’i përdorë armët, me të cilat e furnizon Berlini, për t’i goditur caqet brenda territorit të Rusisë, por vetëm në afërsi të kufirit verior përreth qytetit Harkiv.

“Ne jemi të bindur se Ukraina ka të drejtë, me ligj ndërkombëtar, për ta mbrojtur veten kundër këtyre sulmeve”, tha zëdhënësi në një komunikatë për media.

“Për ta bërë këtë, ajo mund t’i përdorë armët me të cilat furnizohet për këtë qëllim, në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, përfshirë armët me të cilat e furnizojmë ne”, shtoi ai.

Në një intervistë për REL-in në Pragë të premten, kryediplomati lituanez, Gabrielius Landsbergis, tha se aleatët duhet ta ndryshojnë mënyrën se si e shohin luftën në Ukrainë dhe ta lejojnë Kievin t’i përdorë armët e tyre plotësisht.

“Ne nuk duhet t’ia kufizojmë Ukrainës aftësitë për t’u mbrojtur. Tani duhet sikur ata po luftojnë me njerëz dorë të lidhur mbrapa shpinës dhe kështu lufta nuk fitohet”, tha ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do të përgjigjej, duke paralajmëruar për “pasoja serioze”, posaçërisht për disa “vende të vogla” në Evropë.

Tags: BlinkenSHBAUkraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani zotohet se do të përdorë të gjitha mjetet për të thyer bllokadën amerikane

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nesër vendos përfundimisht për kampionin e Afrikës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nesër vendos përfundimisht për kampionin e Afrikës

NATO beson se Rusia është gati të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore

NATO beson se Rusia është gati të lëshojë një satelit të pajisur me armë bërthamore

EKSKLUZIVE | Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

EKSKLUZIVE | Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

Endrit Azemit i caktohet një muaj paraburgim, dyshohet se mashtroi për sëmundjen e leukemisë

Endrit Azemit i caktohet një muaj paraburgim, dyshohet se mashtroi për sëmundjen e leukemisë

Çitaku: Synojmë miratimin e shpejtë të ligjit për Specialen

Çitaku: Synojmë miratimin e shpejtë të ligjit për Specialen

Skadon afati për Specialen, Haxhiu: Kryesia e Kuvendit kërkon opinion ligjor për hapat e mëtejshëm

Skadon afati për Specialen, Haxhiu: Kryesia e Kuvendit kërkon opinion ligjor për hapat e mëtejshëm

Peja 03 e Bashkimi dominojnë ekipin e javës

Peja 03 e Bashkimi dominojnë ekipin e javës

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Gaza është shndërruar në një “shkretëtirë toksike” nga lufta e Izraelit, zbulojnë ekspertët

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani zotohet se do të përdorë të gjitha mjetet për të thyer bllokadën amerikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën