TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Blerja e librave nga prindërit, Abdixhiku: Paaftësia kushton

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abdixhiku fton Prokurorinë të hetojë vonesën në Bllokun A5

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar dy prindër nga Prishtina, me të cilët ka diskutuar për sigurimin e librave shkollorë për fëmijët.

Abdixhiku thotë se Qeveria ka krijuar telashe të panevojshme për prindërit, teksa ka theksuar se “paafatësia kushton”, përcjell teve1.info

“Pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet qeveria. Ironikisht, nën paranojën e përfitimeve të biznesit, pushteti popullist kishte dështuar një proces që çdo vit kryhej krejt normalisht. Ironikisht, në gjithë këtë proces, të vetmit përfitues mbetën pikërisht këto biznese. Në fund, librat u blenë te ata. Dhe, siç kuptuam nga vendimi i vet Qeverisë, në vend të 4.8 milionëve tani do t’i përfitojnë mbi 6 milionë euro si subvencionim. Paaftësia pra kushton. Paranoja dhe më shumë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, në vend se në vitin 2023 të flitej për digjitalizim të shkollave e për klasa me 20 nxënës, “po merremi me blerjen e librave dhe maltretimin e panevojshëm të prindërve”.

“Por sot, çfarë na kushton më së shumti është koha. Ajo po na rrëshqet para syve. Në vitin 2023, do të duhej të flisnim për digjitalizim të shkollave, për klasë me 20 nxënës, për kodimin si lëndë obligative, për intelegjencën artificiale si subjekt mësimi. Do të duhej të flisnim për fëmijët tanë si forcë moderne që bën të ardhmen tonë. Në vend të kësaj, po merremi – merreni me mend – me blerjen e librave dhe maltretimin e panevojshëm të prindërve. Do të merremi me ballafaqime të tilla sepse është mendësia e mospunës, ankesës e paranojës që s’lë shtetin e shoqërinë të bëjë zhvillim. Prandaj, e djathta është zgjidhja e Rruga e Re është përgjigjja”, ka shkruar Abidixhiku.

Postimi i tij i plotë:

NË PRAG TË FILLIMVITIT SHKOLLOR

Ky është rasti i Arbërores dhe Muhametit; dy prindërve nga Prishtina; dhe përpjekjes së mundimshme të tyre për t’i siguruar librat e klasës së tretë; pak ditë para nisjes së vitit shkollor.
Nga afër përcollëm përpjekjen e tyre.

Do të duhej të kishin brenga tjera, dhe mesiguri kanë shumë, por shteti i tyre, dhe i yni, ka vendosur të ngarkojë secilin prind me detyra të vet shtetit – blerjen e librave.

Pamjet që po i shihni janë pamje të përpjekjes së përditshme të prindërve kosovarë të cilët, pa asnjë nevojë e asnjë logjikë, u bënë subjekt i eksperimentit komplikues të Qeverisë.

Pritje në rend, paqartësi mbi blerjen e librave, bartje nëpër librari të ndryshme e aplikime për rimbursim janë disa nga telashet e panevojshme – tërësisht të panevojshme – të krijuara nga vet qeveria.

Ironikisht, nën paranojën e përfitimeve të biznesit, pushteti popullist kishte dështuar një proces që çdo vit kryhej krejt normalisht. Ironikisht, në gjithë këtë proces, të vetmit përfitues mbetën pikërisht këto biznese. Në fund, librat u blenë te ata. Dhe, siç kuptuam nga vendimi i vet Qeverisë, në vend të 4.8 milionëve tani do t’i përfitojnë mbi 6 milionë euro si subvencionim.

Paaftësia pra kushton.

Paranoja dhe më shumë.

Por sot, çfarë na kushton më së shumti është koha. Ajo po na rrëshqet para syve.

Në vitin 2023, do të duhej të flisnim për digjitalizim të shkollave, për klasë me 20 nxënës, për kodimin si lëndë obligative, për intelegjencën artificiale si subjekt mësimi. Do të duhej të flisnim për fëmijët tanë si forcë moderne që bën të ardhmen tonë.

Në vend të kësaj, po merremi – merreni me mend – me blerjen e librave dhe maltretimin e panevojshëm të prindërve. Do të merremi me ballafaqime të tilla sepse është mendësia e mospunës, ankesës e paranojës që s’lë shtetin e shoqërinë të bëjë zhvillim.

Prandaj, e djathta është zgjidhja e Rruga e Re është përgjigjja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Dhunë në familje në Malishevë, gruaja dyshohet se u sulmua nga bashkëshorti dhe dy vëllezërit e tij

AAK mban sot mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

AAK mban sot mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

ShKKSh-ja njofton për gjetjen e personit të humbur në Prizren

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Dhunë në familje në Malishevë, gruaja dyshohet se u sulmua nga bashkëshorti dhe dy vëllezërit e tij

AAK mban sot mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

AAK mban sot mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

Nesër protestë në Shqipëri për mbylljen e TikTok-ut, Berisha: Të protestojmë kundër censurës

Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave

ShKKSh-ja njofton për gjetjen e personit të humbur në Prizren

E marta me diell dhe vranësira

Parashikimi i motit për sot

Ushtria e Serbisë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, përafrim a po lojë me dy karta?

Ushtria e Serbisë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, përafrim a po lojë me dy karta?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën